Ministri italian e krahason Hamasin me nazistët

Ministri italian e krahason Hamasin me nazistët

FOTO: Reuters Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, e ka krahasuar grupin militant palestinez, Hamas, me nazistët, në një intervistë me gazetën La Stampa të premten. Militantët e Hamasit “nuk janë ndryshe nga nazistët. Ata janë qyqarë. Një ushtar nuk do t’ia hiqte kokën një bebeje dymuajshe. Raketat po vazhdojnë të shkrepen nga Gaza. […]

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, e ka krahasuar grupin militant palestinez, Hamas, me nazistët, në një intervistë me gazetën La Stampa të premten.

Militantët e Hamasit “nuk janë ndryshe nga nazistët. Ata janë qyqarë. Një ushtar nuk do t’ia hiqte kokën një bebeje dymuajshe. Raketat po vazhdojnë të shkrepen nga Gaza. Hamasi duhet t’i ndalë sulmet me raketa ndaj Izraelit, përndryshe është e qartë se do të ketë kundërpërgjigje”, tha Tajani për gazetën italiane.

Militantët e Hamasit i thyen barrikadat e forta kufitare dhe u futën nga Gaza në jug të Izraelit të shtunën e kaluar, duke i vrarë mbi 1.300 njerëz në qytetet kufitare izraelite, përfshirë mbi 260 në një festival të muzikës, si dhe duke i plagosur 3.000 të tjerë.

Izraeli u përgjigj me bombardime të mëdha ajrore mbi Gaza, duke i vrarë mbi 1.400 palestinezë dhe duke i plagosur më shumë se 6.600 të tjerë.

Tajani nënvizoi se Hamasi dhe palestinezët nuk janë të njëjtë.

“Palestina është diçka tjetër. Populli palestinez është viktimë e Hamasit”, tha ministri italian.

Tajani bëri thirrje që “terroristët të izolohen. Ne duhet të tregojmë se ka një popull arab e cila nuk ka asgjë të bëjë me ata”.

Ka pasur raportime shqetësuese rreth metodave të përdorura nga Hamasi për të vrarë njerëz në qytetet kufitare izraelite, përfshirë fëmijë. Por, Ushtria e Izraelit tha të enjten se nuk mund t’i konfirmojë as mohojë këto raportime.

Një ushtar izraelit kishte thënë për transmetuesin e Kfar Aza në jug të Izraelit se “terroristët ua prenë kokat fëmijëve dhe grave”./REL

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja