Mbyllet për medie seanca ku po gjykohet ministrja Hajdari për aksidentin ku kishte goditur një të mitur

Mbyllet për medie seanca ku po gjykohet ministrja Hajdari për aksidentin ku kishte goditur një të mitur

Është mbyllur për medie seanca në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari për aksidentin ku kishte goditur të miturën I.B, raporton Ekonomia Online. Gjykatësi, Shaqir Mazreku, ka marrë vendim që seanca ndaj ministres Hajdari të mbahet e mbyllur. E gjithë kjo pas kërkesës së avokatit të palës së […]

Është mbyllur për medie seanca në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari për aksidentin ku kishte goditur të miturën I.B, raporton Ekonomia Online.

Gjykatësi, Shaqir Mazreku, ka marrë vendim që seanca ndaj ministres Hajdari të mbahet e mbyllur. E gjithë kjo pas kërkesës së avokatit të palës së akuzuar që seanca të mbyllet për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Fillimisht, avokati i Hajdarit, Blerim Shaqiri, kërkoi që seanca të mbahet e mbyllur, për shkak siç tha të rastit të aksidentit me të mitur.

“Kërkoj nga Gjykata që kjo seancë të mbahet e mbyllur për shkak se seanca kemi të bëjmë me rastin e aksidentit me të mitur, për shkak të mbrojtjes së të miturës në këtë rast, kërkoj nga Gjykata të marrë aktvendim dhe seanca të mbahet e mbyllur”, kërkoi avokati

Ndërsa avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti, e kundërshtoi këtë, teksa kërkoi nga gjyqtari që të marrë vendim nga portalet që ta largojnë videon e aksidentit.

“Ne konsiderojmë që marrë parasysh që kjo lëndë ishte zvarritur nëntë muaj për nxjerrjen e superekspertizës, kërkesa për mbyllje të seancës nuk është e bazuar dhe kërkojmë që kur të administrohet si provë audioincizimi sepse vetëm në atë pjesë shihet e mitura dhe krahas kësaj kërkojmë nga gjykata që të nxjerrë vendim që në raport me ligjin për mbrojtjen e fëmijëve neni 5 dhe ligji për mbrojtjen e të dhënave personale të merr vendim në ndalimin e publikimit të videos dhe detyrimin e tërheqjes nga portalet dhe personat fizik që kanë bërë publikimin e saj pa autorizim dhe si rrjedhojë është cenuar privatësia”, tha avokati i palës së dëmtuar.

Në seancën e fundit të mbajtur me 8 dhjetor 2022 ishte caktuar super-ekspertiza e komunikacionit rrugor nga gjykatësja e rastit Valbona Gjonbalaj.

Në seancën e 12 tetorit 2022, ministrja Hajdari kishte thënë se nuk ndjehet fajtore për aksidentin ku ishte goditur një fëmijë. Ajo kishte deklaruar se ka qenë në shpejtësinë brenda rregullave të komunikacionit dhe se papritmas vajza është goditur nga vetura pasi e njëjta ka qenë duke vrapuar.

Ndryshe, kërkesa ndaj të pandehurës Hajdari për inicim të procedurës së kundërvajtjes është bërë nga stacioni policor, Policia e Kosovës – Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, për aksidentin e ndodhur më 10 prill 2022, rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum”, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Me të njëjtën kërkesë, Hajdari ngarkohet me “Mospërshtatje të shpejtësisë” dhe “Aksident komunikacioni me lëndime trupore”.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit