Liberalizimi i vizave- Dënimi që parashihet nëse punohet ‘në të zezën’

Liberalizimi i vizave- Dënimi që parashihet nëse punohet ‘në të zezën’

Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog, në emisionin “Kallxo Përnime ka thënë se brenda 180 ditëve, qytetarëve të Kosovës u lejohet të qëndrojnë në Evropë 90 ditë, pas liberalizimit të vizave nga 1 janari 2024. Në të kundërtën sqaron ai mund të hasin në probleme. “Epo, përsëri, nëse zbulohet se i […]

Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog, në emisionin “Kallxo Përnime ka thënë se brenda 180 ditëve, qytetarëve të Kosovës u lejohet të qëndrojnë në Evropë 90 ditë, pas liberalizimit të vizave nga 1 janari 2024.

Në të kundërtën sqaron ai mund të hasin në probleme.

“Epo, përsëri, nëse zbulohet se i kaloni ato 90 ditë brenda gjysmë viti, në thelb, ju po qëndroni atje ilegalisht. Natyrisht, nëse shikoni vendimin për liberalizimin e vizave, nëse keni shumë njerëz që qëndrojnë më shumë se që duhet ose që nuk i respektojnë ato rregulla… duhet të dihet që liberalizimi ka të bëjë me turizmin. Pra nuk është për të punuar, nuk është për të studiuar”- ka thënë shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

“Ekziston sistemi i informacionit i zonës Schengen. Përsëri, mund t’ju ndalohet zyrtarisht që të hyni në zonën e Schengenit deri në 10 vjet, në fakt” – ka thënë ai.

Ai ka sqaruar tutje se nuk është problem vetëm për dikë si individ në rastet kur i shkelë rregullat, por nëse ka shumë raste të njerëzve që shkelin rregullat, atëherë në fakt ky vendim për liberalizim të vizave mund të përfshijë edhe mundëzinë e pezullimit të liberalizimit.

“Në thelb vendimi është për individët, dhe është e njëjta gjë për të gjitha vendet e tjera në rajon që kanë marrë liberalizimin e vizave. Për shembull, ju keni këtë mundësi që nëse keni shumë njerëz që shkelin rregullat, mund të çojë deri te pezullimi i përgjithshëm. Por përsëri, ka disa gjëra për të cilat njerëzit duhet të ndërgjegjësohen dhe duhet të jenë të kujdesshëm sepse mund të lëndojnë jo vetëm veten e tyre, por edhe Kosovën si tërësi”, -ka thënë Szunyog. /Kallxo.com

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja