Kodi Civil dhe Fertilizimi i Asistuar e bëjnë VV-në “pikë e pesë”-A po mund t’i bindë ata ministrja Haxhiu

Kodi Civil dhe Fertilizimi i Asistuar e bëjnë VV-në “pikë e pesë”-A po mund t’i bindë ata ministrja Haxhiu

Dy projektligje po e përçajnë partinë më të madhe në pushtet Vetëvendosje. Projekligji për Kodin Civil dhe ai për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor janë bërë “mollë sherri”që mendimet e disa  deputetëve të jenë ndryshe nga partia e tyre.Nesër pritet të mbahet seanca plenare e Kuvendit, e ku në rend dite është votimi […]

Hiç më pak se 14 deputetë të Vetëvendosjes kishin votuar kundër Kodit Civil. Për të mos dështuar edhe njëherë në Kuvend ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu para një muaji deklaroi se janë duke punuar me deputetët të cilët nuk ishin pro.

Por si duket nuk po kryen punë as fjala e ministers së Drejtësisë, pasi që bashkëpartiakët e saj as tash nuk i binden asaj, por i qëndrojnë pas fjalës “kundër” që dhanë kohë më parë.

Periskopi ka kontaktuar disa nga deputetët që ishin kundër dhe të njëjtit thanë se nuk kanë ndryshuar mendje sa i përket Projekligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor dhe atij për Kodin Civil.

“Kur te vijnë në Kuvend do të votoj njëjtë”, u përgjigjë deputeti Eman Rrahmani i cili qysh në fillim ishte deklaruar kundër.

Ndërsa Gazmend Agusholli edhe më i bindur tha se nuk ndryshon mendim lehtë.

“Unë prej që jam deputet nuk ndryshoj aq lehtë mendim. Nuk ndryshojnë mendimet sidomos për këto dy pika”, u shpreh Agusholli.

“Janë të njëjtat qëndrimet që i kam dhënë edhe më herët për këto dy pika”, tha Visar Korenica.

Periskopi ka provuar të kontaktojë edhe disa deputetë tjerë, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Kujtojmë se para një muaji ministrja e Drejtësisë kishte deklaruar se ata janë duke diskutuar edhe me deputete e mazhorancës, por edhe të opozitës që kur ky ligj të shkoj për votim në Kuvend të mos dështojë.

“Sot u votua edhe dokumenti i Kodit të Procedurës Civile. Planifikojmë që brenda këtij viti të procedojmë edhe Kodin Civil edhe Kodin e Procedurës Civile. Ne jemi duke punuar me deputetët që Kodi të mos dështojë kur të shkoj në Kuvend”, ishte shprehur Haxhiu.

“Sot u votua edhe dokumenti i Kodit të Procedurës Civile. Planifikojmë që brenda këtij viti të procedojmë edhe Kodin Civil edhe Kodin e Procedurës Civile. Ne jemi duke punuar me deputetët që Kodi të mos dështojë kur të shkoj në Kuvend”, kishte thënë ajo./Iliriana Xhylani-Periskopi.

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike