Izraeli deklaron bllokadën e plotë në Gaza: S’ka rrymë, s’ka ushqim, s’ka ujë

Ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant, ka thënë se Izraeli ka urdhëruar ‘rrethim total’ të Gazës. “Nuk do të ketë energji elektrike, nuk do të ketë ushqim e as ujë”, ka thënë ai, raporton Guardian, përkthen Periskopi. Cila është historia e konfliktit të Izraelit me Hamasin? Izraeli ka një histori të gjatë armiqësie me […]
Ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant, ka thënë se Izraeli ka urdhëruar ‘rrethim total’ të Gazës. “Nuk do të ketë energji elektrike, nuk do të ketë ushqim e as ujë”, ka thënë ai, raporton Guardian, përkthen Periskopi.
Cila është historia e konfliktit të Izraelit me Hamasin?
Izraeli ka një histori të gjatë armiqësie me Hamasin.
Ai luftoi me të në Gazë katër herë dhe kreu shumë operacione të tjera, duke shkaktuar qindra viktima palestineze.
Militantët e Hamasit lëshuan mijëra raketa kundër Izraelit, duke vrarë qindra izraelitë.
Izraeli e akuzon Hamasin për rrëmbimin e qytetarëve izraelitë dhe organizimin e protestave që kërcënojnë kufijtë e tij.
Hamasi dhe mbështetësit e tij, në anën tjetër, e akuzojnë Izraelin për shtypjen e palestinezëve dhe shkeljen e të drejtave të tyre.
Ai udhëheq Rripin e Gazës që nga viti 2007.
Hamasi në tërësi – ose në disa raste krahu i tij ushtarak – cilësohet si grup terrorist nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe, si dhe nga fuqi të tjera.












