Izrael – Hamas: Borrell thërret takim urgjent me ministrat e 27 vendeve anëtare të BE-së

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka njoftuar se do të thërras takim urgjent me ministrat e jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së, lidhur me situatën në Izrael. Përmes një postimi në X, Borrell njoftoi për takimin urgjent. Mbi 1.000 njerëz të vrarë në dy ditë, të plagosur, pengje e shkatërrime gjithandej. “Sulmi më […]
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka njoftuar se do të thërras takim urgjent me ministrat e jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së, lidhur me situatën në Izrael.
Përmes një postimi në X, Borrell njoftoi për takimin urgjent.
Mbi 1.000 njerëz të vrarë në dy ditë, të plagosur, pengje e shkatërrime gjithandej.
“Sulmi më i keq kundër Izraelit që nga Lufta Yom Kipur”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke iu referuar luftës arabo-izraelite të vitit 1973, e njohur po ashtu si Lufta e Tetorit.
E gjitha filloi më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës./Periskopi











