Hovenier: Asociacioni duhet të bëhet urgjentisht, por me kufizime

Hovenier: Asociacioni duhet të bëhet urgjentisht, por me kufizime

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të bëhet urgjentisht. Kështu ka thënë Jeffrey Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Në një intervistë për mediumin prestigjioz amerikan Bloomberg, Hovernier tha se themelimi i Asociacionit është një kërkesë e kahmotshme e ShBA-së,. Sipas tij, komuniteti serb në Kosovë ka një numër shqetësimesh dhe […]

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të bëhet urgjentisht.

Kështu ka thënë Jeffrey Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Në një intervistë për mediumin prestigjioz amerikan Bloomberg, Hovernier tha se themelimi i Asociacionit është një kërkesë e kahmotshme e ShBA-së,.

Sipas tij, komuniteti serb në Kosovë ka një numër shqetësimesh dhe Asociacionin e shohin si një mënyrë që ndihmon në adresimin e atyre kërkesave.

Por, diplomati amerikan shtoi se një Asociacion i tillë nuk duhet të përmbajë kompetenca ekzekutive.

Ai tha se duhet të ketë kufizime, sepse beson se pa këto kufizime mund të bëhet diçka problematike ose burim destabiliteti.

Jeffrey Hovenier foli edhe rreth agresionit të Serbisë në Kosovë të datës 24 shtator, ku në Banjskë të Zveçanit si pasojë e sulmit të armatosur, u vra polici Afrim Bunjaku.

Sulmi në fjalë ishte udhëhequr nga Milan Radoiçiq.

“Ne jemi në dijeni se ai ka thënë se e ka bërë këtë vetë. Ne nuk besojmë se kjo do të jetë fjala përfundimtare për këtë çështje”, tha ai.

“Puna duhet të vazhdojë për të përcaktuar përgjegjësin përfundimtar”, theksoi diplomati amerikan.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit