Gjermani na prit, Shqipëria po vjen me plis në Kampionatin Evropian

Gjermani na prit, Shqipëria po vjen me plis në Kampionatin Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar një fitore të madhe ndaj Republikës Çeke dhe tani me një këmbë është në Kampionatin Evropianin e dytë në histori. Kombëtarja shqiptare shkëlqeu në të gjitha aspektet dhe në fund me meritë mori një fitore të pastër. Ndeshja e zhvilluar në “Air Albania” u mbyll me rezultatin 3:0. Të përzgjedhurit […]

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar një fitore të madhe ndaj Republikës Çeke dhe tani me një këmbë është në Kampionatin Evropianin e dytë në histori.

Kombëtarja shqiptare shkëlqeu në të gjitha aspektet dhe në fund me meritë mori një fitore të pastër. Ndeshja e zhvilluar në “Air Albania” u mbyll me rezultatin 3:0.

Të përzgjedhurit e Sylvinhos e nisën mirë përballjen, me lojtarin më në formë, Jasir Asani, që la gjurmë me një tjetër gol të bukur dhe në stilin e tij, për epërsinë e parë në minutën e 9-të. Asistues ishte Ylber Ramadani.

Për “Kuqezinjtë” u lehtësuan gjërat në minutën e 40-të, kur Mojmir Chytil u përjashtua nga ndeshja. Ai mori kartonin e dytë të verdhë për shkak të lojës me dorë, kur edhe shënoi gol për çekët.

Shqipëria e nisi mirë edhe pjesën e dytë, e cila ishte e rezervuar për Taulant Seferin.

Sulmuesi nga Kumanova shënoi dy gola. Ai fillimisht dyfishoi epërsinë në minutën e 51-të, pasi u asistua nga Sokol Cikalleshi.

Seferi vulosi fitoren e Shqipërisë me golin e shënuar në minutën e 73-të, pasi mori një asistim të mrekullueshëm nga Mirlind Daku.

Arbnor Muja ia doli të gjej golin e parë me fanellën kuqezi në minutën e 82-të, por fatkeqësisht goli i tij u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje.

Shqipëria pas kësaj fitore ka 13 pikë dhe vazhdon kryesimin në Grupin E.

Çekia është e dyta me 9 pikë dhe me një ndeshje më pak.

Kombëtarja shqiptare më 17 tetor do të zhvillojë miqësoren me Bullgarinë, për t’u rikthyer në nëntor me ndeshjet e radhës të këtij cikli kualifikues.

Më 17 nëntor, Shqipëria do të luajë në udhëtim ndaj Moldavisë, kurse më 20 nëntor do të jetë nikoqire e Ishujve Faroe. /Express

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova