BE-ja përgatitet për krizën humanitare që mund të shpërthejë në Lindjen e Mesme

Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar për situatën e krijuar në Lindjen e Mesme pas sulmeve ndaj Izraelit të organizatës Hamas, të cilën BE-ja e konsideron si organizatë terroriste. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thirrur një takim të […]
Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar për situatën e krijuar në Lindjen e Mesme pas sulmeve ndaj Izraelit të organizatës Hamas, të cilën BE-ja e konsideron si organizatë terroriste.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thirrur një takim të ministrave të jashtëm të 27 vendeve anëtare për të diskutuar për situatën. Ky takim do të zhvillohet në Muskat ku ndodhen shumica e ministrave evropianë për takimin e Këshillit të bashkëpunimit në Lindjen e Mesme.
BE-ja ka përsëritur se Izraeli pa asnjë dyshim ka të drejtë të mbrohet nga sulmet e tilla, por duke respektuar të drejtën ndërkombëtare. Zëdhënësi i BE-së ka thënë se janë duke u zhvilluar shumë aktivitetet diplomatike, ndërsa ka bërë thirrje që Hamasi t’i lirojë sa më parë pengjet që ka kapur.
Si një prej financuesve më të mëdhenj të ndihmës humanitare, BE-ja është duke shqyrtuar edhe këtë ndihmë për palestinezët pas sulmeve të fundit. Disa shtete anëtare kanë vendosur ta pezullojnë këtë ndihmë për të siguruar se nga to nuk përfitojnë organizatat, të cilat konsiderohen terroriste.












