Arifi letër Kurtit: Nëse dialogu ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shënjestër të një grupi terrorist

Arifi letër Kurtit: Nëse dialogu ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shënjestër të një grupi terrorist

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përmes së cilës ka kërkuar nga kreu i Qeverisë që mos ta ndërprejë dialogun me Serbinë. “Shqiptarët e Luginës kanë qenë të dënuar, të pambrojtur dhe të diskriminuar për 30 vjet dhe në 10 vitet e fundit edhe […]

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përmes së cilës ka kërkuar nga kreu i Qeverisë që mos ta ndërprejë dialogun me Serbinë.

“Shqiptarët e Luginës kanë qenë të dënuar, të pambrojtur dhe të diskriminuar për 30 vjet dhe në 10 vitet e fundit edhe të pasivizuar nga adresat e tyre”, thuhet në letër.

Në këtë letër, Arifi ka thënë se nëse dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ndërpritet atëherë shqiptarët e Luginës së Preshevës janë në shenjëstër të një situate apo grupi terrorist.

“Është jetike për ne të aktivizoni të gjitha kanalet e komunikimit diplomatik, për të garantuar siguri për shqiptarët në Luginë. Përndryshe, Lugina e Preshevës me veriun mund të bëhet “fuçi baruti””, thuhet në letër.

Arifi të njëjtin shqetësim e ka shprehur edhe ditë më parë, theksuar se qytetarët dhe ai vetë janë nën stres dhe shqetësim për shkak të kësaj ngjarjeje dhe situatës së përgjithshme të pasigurisë në rajon.

“Edhe tek ne mundet të zhvillohet një situatë e tillë, ku ne nuk kemi as Policinë tonë, ku ne nuk kemi as kompetenca në siguri, ku hynë e del gjithkush si të dojë në Luginë të Preshevës. Këtu mundet të bëhet edhe një hapësirë e eskalimit të situatës, sepse nga ajo çfarë ndodhi në veri të Kosovës, tregon që dikush është i interesuar tejet mase për ta eskaluar situatën në rajon”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.

Ai ka bërë thirrje për ndihmë dhe mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar për të parandaluar eskalimin e situatës në rajon.

Edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka shprehur frikë për ndonjë hakmarrje nga Serbia

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik