Ancelotti e kryen masterin në moshën 64 vjeçare, dëshiron që lojtarët ta thërrasin “doktor”

Ancelotti e kryen masterin në moshën 64 vjeçare, dëshiron që lojtarët ta thërrasin “doktor”

Katër herë fituesi i Ligës së Kampionëve, Carlo Ancelotti, e veshi një kapelë dhe një fustan të leshtë ndërsa u pajis me doktoraturën e nderit në Universitetin e Parmës. Ai e mori një Diplomë Master Nderi në Shkenca dhe Teknika të Aktiviteteve Fizike Parandaluese dhe të Përshtatura, në 44 vjetorin e tij në lojën e […]

Katër herë fituesi i Ligës së Kampionëve, Carlo Ancelotti, e veshi një kapelë dhe një fustan të leshtë ndërsa u pajis me doktoraturën e nderit në Universitetin e Parmës.

Ai e mori një Diplomë Master Nderi në Shkenca dhe Teknika të Aktiviteteve Fizike Parandaluese dhe të Përshtatura, në 44 vjetorin e tij në lojën e bukur.

Në ceremoninë e mbajtur sot, ai e mbajti një fjalim të titulluar: “Futbolli, mënyra e jetës”.

Ancelotti, 64 vjeç, e mori titullin së bashku me ish-trajnerin e Milanit, Arrigo Sacchi dhe me Ariedo Braidan.

Ai e mori një ovacion të fortë teksa i falënderoi familjen dhe miqtë e tij.

Tash, yjet e Real Madridit do të duhet ta thirrin atë “Doctor Ancelotti” e jo “boss”.

“Sporti ka qenë një shkollë e madhe e jetës sime. Disa mund të thonë se unë kam bërë pak teste, pak praktikë. Në realitet, unë kam bërë shumë dhe çdo tri ditë unë bëj teste (ndeshje). Mund t’ju them lojtarëve të mi se ‘tash mund të më thërrisni doktor’. Fuqia e futbollit nuk është në forcën individuale, por në grup”, deklaroi ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Napolit dhe Evertonit.

“Kjo nuk është punë, është më shumë pasion, i cili ma mundësoi mua që t’i dedikohem futbollit për 44 vjet dhe të cilin nuk mund ta blesh në market. Paparashikueshmëria e këtij sporti ma jep një pasion të fortë. Nuk përfaqëson kurrë sakrificë apo punë. Edhe sot jam si të isha 15 vjeç. Nëse nuk ke pasion, nuk mund ta shfaqësh 100 për qindëshin nga vetja”, përfundoi “DonCarlo”./EXPRESS

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova