ShBA i ofron Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë të 2.5 miliardë dollarëve

ShBA i ofron Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë të 2.5 miliardë dollarëve

Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar ndihmën e re ushtarake për Ukrainën në vlerë të 2.5 miliardë dollarëve. Aty përfshihen qindra pajisje të armatosura dhe ndihmë shtesë për sistemin ajror të Ukrainës. Në ndihmën e fundit përfshihen 59 pajisje luftarake Bradley dhe 90 transportues të blinduar Stryker, ka thënë Departamenti amerikan i Mbrojtjes. Në ndihmën e […]

Aty përfshihen qindra pajisje të armatosura dhe ndihmë shtesë për sistemin ajror të Ukrainës.

Në ndihmën e fundit përfshihen 59 pajisje luftarake Bradley dhe 90 transportues të blinduar Stryker, ka thënë Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

Në ndihmën e fundit përfshihen edhe sistemet raketore HIMARS, sistemet për mbrojtje ajrore Avenger, mijëra predha të artilerisë dhe 2.000 raketa, ka thënë mes tjerash Departamenti i Mbrojtjes.

Në total, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 27 miliardë dollarë si ndihmë për Ukrainën, prej kur Moska ka nisur luftën në shkurt të vitit të kaluar.

Aleatët perëndimorë kanë ofruar po ashtu armë në vlerë të miliarda dollarëve për Ukrainën.

Pas shqetësimeve se forcat ruse mund të rigrupohen dhe të nisin sulm të madh në javët në vijim, Ukraina është duke kërkuar më shumë ndihmë për të luftuar pushtimin rus.

Përgjatë udhëtimit të tij në Uashington, në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka thënë Kongresit amerikan se ndihma për Ukrainën është investim në demokraci dhe nuk është bamirësi.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot