Scholz nga Davos: Rusia ka dështuar në qëllimet e saj imperialiste në Ukrainë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Lideri gjerman fjalimin e tij e ka filluar duke përkujtuar të vdekurit pas rrëzimit të helikopterit sot në Ukrainë, duke thënë “Ne jemi me familjet e tyre”. Ai tha se Rusia ka lansuar një “luftë imperialiste të agresionit këtu në pragun e Evropës”, […]
Lideri gjerman fjalimin e tij e ka filluar duke përkujtuar të vdekurit pas rrëzimit të helikopterit sot në Ukrainë, duke thënë “Ne jemi me familjet e tyre”.
Ai tha se Rusia ka lansuar një “luftë imperialiste të agresionit këtu në pragun e Evropës”, dhe se ukrainasit po bartin “pasojat shkatërrimtare”, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.
Scholz tha se “Rusia tashmë ka dështuar krejtësisht në arritjen e qëllimeve të saj imperialiste”.
“Ukraina po vetëmbrohet sukseshëm dhe me kurajo impresive. Një aleancë e gjerë e udhëhequr nga G7 është duke e furnizuar vendin me mbështetje financiare, ekonomike, humanitare dhe ushtarake”.
Ai gjithashtu tha se në mënyrë që lufta të përfundojë, “agresioni rus duhet të dështojë” dhe se kjo është arsyeja se pse “Gjermania vazhdimisht është duke e ndihmuar Ukrainën me armë të shumta”./Periskopi/
(Foto nga arkivi)











