Protesta në Gjermani, lirohet aktivistja Greta Thunberg

Protesta në Gjermani, lirohet aktivistja Greta Thunberg

Policia gjermane njoftoi se aktivistja e klimës Greta Thunberg, e arrestuar të martën së bashku me disa aktivistë të tjerë gjatë protestave kundër prishjes së një fshati, për t’i hapur rrugë zgjerimit të një miniere qymyri, është liruar tashmë, pas një kontrolli të identitetit të saj. Greta Thunberg u ndalua teksa protestonte në minierën e […]

Greta Thunberg u ndalua teksa protestonte në minierën e qymyrit Garzweiler 2, rreth 9 km nga fshati Luetzerath. Fillimisht policia gjermane paralajmëroi se do t’i largonte me forcë aktivistët, nëse nuk largoheshin nga territori pranë minierës. Fshati, në shtetin perëndimor të North Rhine-Westphalia, po pastrohet për të lejuar zgjerimin e minierës.

Pronari i minierës, RWE RWEG.DE, ra dakord me qeverinë për ta shkatërruar Luetzerathin, në këmbim të daljes më të shpejtë të tij nga industria e qymyrit, si dhe shpëtimit të pesë fshatrave, që gjithashtu ishin planifikuar për t’u shpopulluar e prishur. Aktivistët thonë se Gjermania nuk duhet të nxjerrë më qymyr, e se duhet të përqendrohet në zgjerimin e energjisë së rinovueshme.

Të shtunën aktivistja suedeze e klimës iu drejtua rreth 6,000 protestuesve që marshuan drejt fshatit Luetzerath, duke e quajtur zgjerimin e minierës një “tradhti për brezat e tanishëm e të ardhshëm”./abcnews.al

Të ngjashme
Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten