PEN Qendra e Kosovës boton librin e ri të poetit Fahredin Shehu

PEN Qendra e Kosovës boton librin e ri të poetit Fahredin Shehu

Përmbledhja me poezi “Evokimet”, e autorit Fahredin Shehu është këto ditë u botua nga PEN Qendra e Kosovës.   Poezitë në librin “Evokimet”, janë të ndara në cikle, bazuar në frekuencat e Solfeggios, të cilat ndikojnë në gjendjen psikosomatike të njeriut dhe secili kapitull, korrespondon me frekuencën e caktuar me qëllim që të gjej rezonancën […]

 

Poezitë në librin “Evokimet”, janë të ndara në cikle, bazuar në frekuencat e Solfeggios, të cilat ndikojnë në gjendjen psikosomatike të njeriut dhe secili kapitull, korrespondon me frekuencën e caktuar me qëllim që të gjej rezonancën në gjendjen shpirtërore të lexuesit.

 

Shehu është autor i më se njëzetë librave, i cili për më se tridhjetë vite, shkruan ese, romane, tregim të shkurtër dhe në veçanti shquhet për poezinë me tone filozofiko-mistike dhe lëron një poezi, e cila është shumë intime dhe e cila kërkon përisatje të thelkë si dhe njohuri shumëdimensionale.

Poezitë e tij janë përkthyer në rreth 30 gjuhë dhe i sollën çmime ndërkombëtare.

Vlen te ceket se në vitin 2022, Lidhja e Shkrimtarëve Kinez, e shpërbleu me çmimin e parë, ku për dy orë program artistik, me operë klasike kineze, të Dinastisë Tang, është begatuar i tërë manifestimi kulturor, me muzikë dhe recitale me poezi edhe të laureatëve tjerë.

Poetja e njohur nga Izraeli, Gili Haimovich, ditën e pavarrësisë së Kosovës 2022, Shehut ia uron me përkthim në Hebraisht, të poezisë, “Guaska bojëylber”, të botuar në Jerusalem.

Po ashtu Shehu ishte pjesë e projektit të skulptorit të njohur Italian, Italo Lanfredini, i cili në shtëpinë e familjes Medici në Cremona, Itali, për një muaj janë ekspozuar poezitë të punuara në barkën prej drurit të shelgut.

Dy botime tjera, të cilat vet Shehu i veçon janë: Antologjia për Janko Glezer, botuar ne Slloveni dhe nga Shoqata DEA, nën editimin dhe udhëheqjen nga Lili Koci, në Zagreb, antologjia në tre vëllime me titul “Nga DEA, me dashuri”.

Kuptuam nga autori se sa po është botuar edhe në revisten “Totem”, në Iran, gjë që e bën Shehun ndër poetët e rrallë  Kosovar, të përkthyer në Persisht.

Në një të ardhme shumë të afërt, në Budapest do të botohet Antologjia në gjuhën hungareze, me rastin e 200 vjetorit të vdekjes së poetit kombëtar hungarez, Sandor Petöfi.

 

Të ngjashme
Përleshje në Komoran, tre persona të lënduar – dy prej tyre janë therur me thikë

Përleshje në Komoran, tre persona të lënduar – dy prej tyre janë therur me thikë

1 orë lojë, ende pa gola në ndeshjen Spanjë-Portugali

1 orë lojë, ende pa gola në ndeshjen Spanjë-Portugali

Ish-ambasadori amerikan në OSBE: NATO-ja po e ripërtërin veten

Ish-ambasadori amerikan në OSBE: NATO-ja po e ripërtërin veten

Pakënaqësi e akuza për presion, jep dorëheqje drejtoresha e Nefrologjisë në QKUK

Pakënaqësi e akuza për presion, jep dorëheqje drejtoresha e Nefrologjisë në QKUK

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 500 viktima, OBSH: Situatë shqetësuese në rajon

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 500 viktima, OBSH: Situatë shqetësuese në rajon

Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

Bill Clinton uron George W. Bushin për 80-vjetorin: Miqësia jonë është një nga dhuratat më të mëdha të jetës sime

Bill Clinton uron George W. Bushin për 80-vjetorin: Miqësia jonë është një nga dhuratat më të mëdha të jetës sime

Alarm për klimën në Francë, 99 shkencëtarë bëjnë thirrje për masa urgjente

Alarm për klimën në Francë, 99 shkencëtarë bëjnë thirrje për masa urgjente

Portugalia – Spanja, formacionet zyrtare

Portugalia – Spanja, formacionet zyrtare

Qumështorja Vita: AUVK na i përcolli rezultatet e analizave, produktet tona s’përmbajnë as qumësht pluhur e as vaj palme

Qumështorja Vita: AUVK na i përcolli rezultatet e analizave, produktet tona s’përmbajnë as qumësht pluhur e as vaj palme

Masa të shtuara të sigurisë në prag të samitit të NATO-s në Ankara

Masa të shtuara të sigurisë në prag të samitit të NATO-s në Ankara

Testin e Arritshmërisë e kalojnë 48.35% e nxënësve, rezultatet më të mira në gjuhën angleze

Testin e Arritshmërisë e kalojnë 48.35% e nxënësve, rezultatet më të mira në gjuhën angleze

Ministria pas takimit të Mujës me fermerët: Konsumatorët kanë të drejtë të informohen saktë për përbërjen e produkteve që blejnë

Ministria pas takimit të Mujës me fermerët: Konsumatorët kanë të drejtë të informohen saktë për përbërjen e produkteve që blejnë