PE aprovon nisjen e hetimeve ndaj Varhelyis, dyshohet se e favorizoi Serbinë në negociata

Parlamenti Evropian edhe zyrtarisht ka aprovuar kërkesën për hetimin e brendshëm ndaj Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi për gjoja favorizimin e Serbisë gjatë negociatave të zgjerimit të bllokut. Eurodeputeti holandez që inicoi kërkesën, Thijs Reuten, është shprehur i lumtur për këtë. Ai një gjë të tillë e ka bërë të ditur në ‘Twitter’. […]
Eurodeputeti holandez që inicoi kërkesën, Thijs Reuten, është shprehur i lumtur për këtë. Ai një gjë të tillë e ka bërë të ditur në ‘Twitter’.
“Me 357 vota pro, 180 kundër dhe 95 abstenime, Parlamenti Evropian ka miratuar kërkesën e deputetit holandez, Thijs Reuten ndaj Komisionit për ta hetuar Komisionerin Várhelyi rreth rolit të tij në Ballkanin Perëndimor. Mirëpresë përfundimin e këtij hetimi”, ka deklaruar Reuten në ‘Twitter’.
Ligjvënësi holandez i qendrës së majtë të BE-së i cili ndihmoi në hartimin e raportit të parlamentit, tha se “roli i Komisionit është të mbrojë integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës, të promovojë demokracinë në Serbi dhe të sigurojë paqen dhe stabilitetin në Mal të Zi dhe Kosovë – jo ta bëjë të kundërtën”.
Ai po hetohet nga Parlamenti Evropian për shkelje të Kodit të Sjelljes së BE-së.
That’s right. With 357 in favour, 180 against and 95 abstentions, the European Parliament adopted my call on the Commission to investigate Commissioner Várhelyi over his conduct in the Western Balkans.
I look forward to the results of the investigation. https://t.co/tBQ2ePsymg pic.twitter.com/RFaB0JvcOX
— Thijs Reuten 🇪🇺🌹 (@thijsreuten) January 19, 2023












