Pas hezitimit disamujor, Scholz mund t’i dërgojë Ukrainës tanket luftarake “Leopard”

Pas hezitimit disamujor, Scholz mund t’i dërgojë Ukrainës tanket luftarake “Leopard”

Pas një hezitimi disa mujor, duket se kancelari gjerman, Olaf Scholz është gati për dërgimin e tankeve luftarake në Ukrainë, të njohur me emrin “Leopard”, por me një kusht. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, sipas raportimeve të njëjta të disa mediave ka sinjalizuar gatishmërinë për dërgimin e tankeve luftarake, “Leopard” në Ukrainë. Sipas njoftimeve, Scholz do […]

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, sipas raportimeve të njëjta të disa mediave ka sinjalizuar gatishmërinë për dërgimin e tankeve luftarake, “Leopard” në Ukrainë. Sipas njoftimeve, Scholz do ta lidhë dërgimin e tankeve gjermane me gatishmërinë e SHBA për dërgimin e tankeve të saj luftarake, “Abrams” për Ukrainën. Sipas mediave Scholz e ka bërë këtë të qartë në një telefonatë të martën me presidentin amerikan, Joe Biden, por Biden nuk është përcaktuar qartë përfundimisht.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Colin Kahl reagoi i rezervuar ndaj propozimit: Tanket “Abrams” janë një pajisje luftarake “shumë e komplikuar”. Ky lloj tanku është shumë i shtrenjtë, kërkon një kualifikim të mirë dhe me motorët e tij shpenzon shumë karburant. Kreu i Pentagonit, Lloyd Austin nuk do t’u dorëzojë ukrainasve armë “që ata nuk mund t’i riparojnë dot, që nuk mund t’i përdorin dot, e që në plan afatgjatë nuk i mbajnë dot, pasi kjo nuk ndihmon”, citojnë mediat Kahl. Në të njëjtën kohë, ai nuk e përjashtoi që Ukraina mund të furnizohet me tanke “Abrams” në të ardhmen.

Scholz kundër veprimeve të veçuara

Në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Scholz të mërkurën u shpreh, se Gjermania në furnizimin me tanke luftarake nuk do të ecë e vetme e para. Sipas tij është e nevojshme, si tek premtimi për tanket “Marder”, para dy javësh, gjithmonë në koordinim me SHBA. Megjithatë kancelari gjerman, theksoi, se do të vazhdojë ndihma për Ukrainën, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Por duhet pasur kujdes që të mos bëhet një luftë mes NATO-s dhe Rusisë, nga lufta e Ukrainës me Rusinë, tha Scholz në Davos./DW/

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik