Paqarada zyrtarizohet tek Kolni

Paqarada zyrtarizohet tek Kolni

Leart Paqarada e ka bërë një hap të madh në karrierë. Futbollistit kosovar i janë shpërblyer më në fund paraqitjet fantastike me FC St. Paulin. Mbrojtësi i krahut do ta vazhdojë karrierën në Bundesligë pasi arriti marrëveshje me FC Kolnin. Mbrojtësi i majtë, që vjen nga liga e dytë gjermane, ka nënshkruar kontratë me klubin […]

Futbollistit kosovar i janë shpërblyer më në fund paraqitjet fantastike me FC St. Paulin.

Mbrojtësi i krahut do ta vazhdojë karrierën në Bundesligë pasi arriti marrëveshje me FC Kolnin.

Mbrojtësi i majtë, që vjen nga liga e dytë gjermane, ka nënshkruar kontratë me klubin e ri deri më 30 qershor të vitit 2026.

Kolni e ka zyrtarizuar transferimin e 28 vjeçarit, i cili deri tash ka luajtur në divizionin e dytë të futbollit gjerman, ndërsa kishte ushtruar me Werder Bremenin dhe Bayer Leverkusenin.

Më saktësisht, Paqarada do t’i bashkohet Kolnit nga sezoni i ardhshëm si lojtar i lirë pasi në fund të këtij edicioni do t’i skadojë kontrata me ekipin aktual.

“Learti e ka shfaqur një nivel të lartë të vazhdueshëm të paraqitjeve në Bundesliga 2 në vitet e fundit dhe ka kualitete të larta, posaçërisht kur luan me topin”, deklaroi drejtori menaxherial i Kolnit, Christian Keller.

“Nëse zhvillohet edhe në lojën e tij kur e ka topin kundër tij, Learti do ta kompletojë një paketë me të cilën mund t’i bëjë shumë mirë ekipit tonë”, vazhdoi ai.

I lumtur me hapin e radhës në karrierë u shfaq edhe përfaqësuesi kosovar, i cili është lindur në Aachen të Gjermanisë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova