Në këto komuna sot s’ka mësim

Në këto komuna sot s’ka mësim

Qytetet e fshatrat e Kosovës janë përballur me vërshime të mëdha e ujëra të rrëmbyeshëm. Shumë rrugë janë bllokuar duke e bërë të pamundur qarkullimin e veturave e të qytetarëve. Disa komuna kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshe. Si rrjedhojë në komunën e Mitrovicës, Skenderajt dhe të Klinës të premten nuk do të mbahet mësim. “Duke […]

Si rrjedhojë në komunën e Mitrovicës, Skenderajt dhe të Klinës të premten nuk do të mbahet mësim.

“Duke e parë gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, ku në disa fshatra qarkullimi është vështirësuar në masë të madhe, Drejtoria Komunale e Arsimit, në konsultim me drejtorë të shkollave dhe prindër, ka vendosur që nesër, ditë e premte, të mos mbahet mësim në shkollat e komunës së Klinës. Vendimi është marrë për shkaqe të sigurisë së nxënësve, ndërsa për hapat tjerë do të informohen drejtorët e shkollave”, thuhet në njoftimin e komunës së Klinës.

Ndërkaq, komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se dita e humbur e mësimit do të kompensohet në një të shtune.

“Kjo ditë do të kompensohet një të shtune, për të cilën do të ju informojmë me kohë. Stafi udhëheqës dhe ai teknik i shkollave duhet të jenë në punë, për ta mbikëqyrur situatën dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për përgatitjen e objekteve shkollore, për fillimin e mësimit në ditën e hënë”, thuhet në njoftimin e DKA-së në Mitrovicë.

Njoftimin se nuk do të mbahet mësim të premten e ka bërë edhe komuna e Skenderajt.

 

Të ngjashme
Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten