Musliu për Kurtin që s’e vizitoi Skenderajn: Mendësia e tij si e ish-sistemeve komuniste

Musliu për Kurtin që s’e vizitoi Skenderajn: Mendësia e tij si e ish-sistemeve komuniste

Deputetja e PDK-së nga Skenderaj, Ganimete Musliu, ka reaguar për situatën e fundit të krijuar në rajonin e Drenicës me vërshimet e mëdha që shkaktuan dëme të mëdha materiale në këtë rajon. Me anë të një postimi në Facebook, Musliu ka thënë se Drenica është braktisur nga Qeveria dhe institucionet e vendit. “Kjo qasje na […]

Deputetja e PDK-së nga Skenderaj, Ganimete Musliu, ka reaguar për situatën e fundit të krijuar në rajonin e Drenicës me vërshimet e mëdha që shkaktuan dëme të mëdha materiale në këtë rajon.
Me anë të një postimi në Facebook, Musliu ka thënë se Drenica është braktisur nga Qeveria dhe institucionet e vendit.

“Kjo qasje na e sjell ndërmend të kaluarën; Diferencimet, anashkalimet, dhe ofendimet si trevë dhe si qytetarë të kësaj treve heroike dhe shumë fisnike”, shkroi ajo.

“Albin Kurti, gjatë gjithë jetës së tij (si i rritur) këtë trevë e ka parë si të huaj. Gjatë fushatës na e mbushi sheshin me forca speciale me të vetmin qëllim, transmetimin e një imazhi të keq për këtë trevë e për këta qytetarë”, shtoi ajo.

Madje Musliu shkon edhe më larg. Ajo thotë se mungesa e një mesazhi për Drenicën nga Kurti, nënkupton se kryeministri ka një “mendësi të sistemeve komuniste”.

Postimi i plotë:

Drenica e bashkuar dhe e fortë

Drenica po e përjeton një situatë shumë të rëndë. Vërshimet shkaktuan shumë dëmë materiale, por me devotshmëri jemi edhe të lumtur që nuk kemi humbje në njerëz.

23 vjet pas lufte, Drenica është braktisur nga qeveria dhe nga institucionet e vendit. Kjo qasje na e sjell ndërmend të kaluarën; Diferencimet, anashkalimet, dhe ofendimet si trevë dhe si qytetarë të kësaj treve heroike dhe shumë fisnike.

Albin Kurti, gjatë gjithë jetës së tij (si i rritur) këtë trevë e ka parë si të huaj. Gjatë fushatës na e mbushi sheshin me forca speciale me të vetmin qëllim, transmetimin e një imazhi të keq për këtë trevë e për këta qytetarë.

Tani, kur vërshimet e përfshinë pothuajse të gjithë territorin e Komunës, Albini si Kryeministër nuk e thotë dot as edhe një fjalë, nuk transmeton as edhe një mesazh. Pse? Për të vetmën arsye, sepse mendësia e tij nuk dallon nga mendësia e ish sistemeve komuniste. Turp për ty Albin Kurti.

Mbaje mend Albin Kurti se Drenica si me solidaritetin tënd si pa të, si me përgjegjësinë tënde si pa të, si me obligimin tënd si pa të, do të ngrihet edhe më e fortë, njejtë siç e ka dëshmuar përgjatë gjithë historisë. Ne i përballojmë sfidat me shumë dinjitet, por nuk i tolerojmë dhe nuk i harrojmë kurrë paragjykimet dhe ofendimet, aq më pak kur këto na bëhën të orkestruara nga sistemi shtetëror.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot