Mospagesa e rrezikshmërisë në vendin e punës

Mospagesa e rrezikshmërisë në vendin e punës

Mijëra mostra punohen brenda muajit në Institutin e Patologjisë në QKUK. Stafi që është i vogël në numër, punon me orar të shkurtuar si formë kompensimi për shkak të rrezikshmërisë në punë. Ndonëse gjendja është përmirësuar me disa investime, institutit i duhet t’i pranojë mostrat që ndonjëherë nuk vijnë në gjendjen adekuate nga të gjitha […]

Ndonëse gjendja është përmirësuar me disa investime, institutit i duhet t’i pranojë mostrat që ndonjëherë nuk vijnë në gjendjen adekuate nga të gjitha klinikat e QKUK-së si dhe të gjitha Spitalet Rajonale, përjashtuar atë të Prizrenit.

Bedrie Rama është një nga 11 punonjësit e stafit të mesëm në laboratorin e mostrave në Institutin e Patologjisë. Për më shumë se 23 vjet punë në këtë institucion, ajo ballafaqohet me rrezikshmëri për shkak të natyrës së punës, ndonëse janë bërë disa përmirësime në infrastrukturë.

“Instituti i patologjisë është edhe vend me rrezikshmëri të punës por ka pak përmirësime edhe pse reagencat me të cilat punojnë janë të gjitha kancerogjene”, tha kryeinfermierja Bedrie Rama.

Drejtoresha e Institutit, Merita Hashani, thotë se punëtorët shëndetësorë kanë orar më të shkurtër të punës. Kjo mënyrë aplikohet pasi nuk është mundësuar kompensimi ndryshe.

“Aktualisht ne vetëm punojmë me orar të shkurtuar për shkak të rrezikshmërisë në punë”, tha ajo

Mbi njëmijë shkon numri i mostrave të punuara brenda muajit në këtë institucion, i cili po përballet edhe me mungesë të stafit të mesëm.

“Ata që janë pensionu kanë qenë punëtor me përvojë të gjatë dhe mungesa e tyre shkakton pengese edhe pse stafi që është i aftësuar por nevojat për staf të ri janë evidente, dhe kjo do të rriste kapacitetet e punës dhe do të shkurtonte pritjen”, tha Merita Hashani, drejtoreshë e Institutit të Patologjisë

Megjithëse janë bërë investime brenda laboratorëve të institutit, klinikat dhe spitalet në rastet kur nuk furnizohen me materialet e nevojshme, vazhdojnë t`i përcjellin mostrat në enë të papërshtatshme.

Të ngjashme
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit