Mjekët kërkojnë që koeficienti i pagës për ta të jetë 132 euro

Mjekët kërkojnë që koeficienti i pagës për ta të jetë 132 euro

Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se brenda muajit janar do të bëhen të ditur koeficientët e pagave për zyrtarët publikë. Megjithatë, nga këta 80 mijë punonjës, mjekët po kërkojnë që i njëjti koeficient mos të jetë nën 132 euro. Kjo tashmë i është konfirmuar ministrit Vitia edhe nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës. Pra, […]

Megjithatë, nga këta 80 mijë punonjës, mjekët po kërkojnë që i njëjti koeficient mos të jetë nën 132 euro.

Kjo tashmë i është konfirmuar ministrit Vitia edhe nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Pra, sipas tyre, paga nuk duhet të jetë nën vlerën prej 50% të minimales së propozuar 264 euro.

Nënkryetari i FSShK-së, Blerim Delija, ka thënë se sot janë takuar me ministrin Vitia nga i cili dhe kanë kërkuar, të iu tregoj për vlerën e koeficientit.

Megjithatë, ai shtoi se kjo përgjigje nuk u mor, pasi siç tha ai, as vet ministri Vitia nuk është në dijeni.

Delija thotë se i kanë treguar dhe ministrit Vitia për qëndrimin e FSSHK-së lidhur me koeficientin për të cilin po kërkojnë që të mos jetë nën vlerën prej 132 euro.

“Ne sot e kemi takuar ministrin Arben Vitia. Ministri tha se ai vet personalisht nuk e di sa është koeficienti. Por qëndrimi i Federatës është se nëse koeficienti do të jetë nën 132, do të jetë shumë problem për ne dhe do të shikojmë mundësi nëpërmjet organeve, se cilat do të jenë veprimet. Për momentin as ministri nuk e di vlerën e koeficientit, sipas deklarimit të tij sot në takimin që patëm. Kërkesa e federatës është që koeficienti mos të jetë nën 132 euro, apo 50 për qindëshi i vlerës së pagës minimale”, tha ai për Indeksonline.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik