Miqësorja e madhe: Ronaldo kundër Messit, sa para merr Parisi nga kjo përballje?

Cristiano Ronaldo do të jetë kapiten i një ekipi të përbërë nga një përzierje e lojtarëve më të mirë nga Al Nassr (klubi aktual i portugezit) dhe Al Hilal, në një ndeshje ekzibicioni kundër PSG-së, në stadiumin King Fahd, në Riad. Pasi ka shlyer pezullimin prej dy ndeshjes për hedhjen e celularit të një fëmije […]

Pasi ka shlyer pezullimin prej dy ndeshjes për hedhjen e celularit të një fëmije autik në tokë, në “Goodison Park”, pas humbjes së Manchester United nga Evertoni, në prill, CR7 do të bëjë debutimin zyrtar me fanellën Al Nassr më 22, në ndeshjen e shtëpisë ndaj Al Ittifaq.

Gjithsesi, të enjten, CR7 do të jetë në aksion në miqësoren e luksit kundër Lionel Messit, në një episod të ri të duelit më mediatik përgjatë këtij shekulli.

Herën e fundit që u përballën me njëri-tjetrin, më 8 dhjetor 2020, në “Camp Nou”, Juventusi fitoi 0-3, me portugezin që shënoi dy herë, në fazën e grupeve të Champions League.

PSG, që pardje regjistroi humbjen e dytë sezonale brenda dy javësh në Ligue 1 (në Lens dhe Rennes), udhëton sot drejt Dohas së Katarit, që vendi i origjinës së pronarëve të klubit. Për nesër është planifikuar një seancë e hapur stërvitore në stadiumin “Khalifa International”. Më shumë se 15 mijë bileta janë ofruar për shitje dhe nuk ka gjasa të mbeten të pashitura, përveç faktit se janë shpërndarë 5300 ftesa. PSG do të përfitojë plot 10 milionë euro për pjesëmarrjen në këtë miqësore.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova