Ministri i Sportit dhe kreu i FFK-së takojnë të parin e FIFA-s

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi janë takuar me të parin e FIFA-s, Gianni Infantinon. Ata u pritën sot në Shtëpinë e Futbollit në Cyrih, nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe drejtori i FIFA-s për federatat anëtare të Evropës, Elkhan […]

Ata u pritën sot në Shtëpinë e Futbollit në Cyrih, nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe drejtori i FIFA-s për federatat anëtare të Evropës, Elkhan Mammadov.

Kjo vjen pas takimit të djeshëm me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Edhe në këtë takim, temë diskutimi ishte infrastruktura e futbollit në Kosovë.

“Ashtu sikurse në takimin e djeshëm me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, edhe në takimin me të parin e futbollit botëror, u shpalos plani 5-vjeçar i investimeve të ekzekutivit kosovar në infrastrukturën e futbollit në Kosovë. Ky plan investiv, i cili bëhet në bashkëpunim me MKRS-në, FFK-në dhe Komunat, parasheh përmbylljen e projekteve aktuale të renovimit të stadiumeve, si dhe ndërtimin e stadiumeve të reja me standardet e UEFA-s e FIFA-s. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e përkrahjes financiare nga FIFA si dhe periudha kohore e përmbylljes së punimeve në stadiumet që janë prioritet nga plani i ministrisë”, thuhej ndër tjera në njoftimin e FFK-së për këtë takim.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin