Miftaraj për Ligjin e Pagave: Kjo është kategoria që i rritet koeficienti varësisht sa ke lidhje me shefin

Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi dhe njëherit prej njohësve më të mirë të legjislacionit në Kosovë, thotë se po merr shumë ankesa sa i përket Ligjit të Pagave, i cili hyn në fuqi më 5 shkurt 2023. “IKD deri me sot kemi pranuar me dhjetera ankesa nga zyrtaret publik, me theks te vecante […]
Me 5 shkurt 2023 hyn ne fuqi Ligji per Pagat.
Institucionet publike, agjencite e pavarura jane duke i derguar listat e pagave ne Ministrine e Puneve te Brendshme dhe Administrate Publike per secilin zyrtar publik.
Shtojca (Katalogu) i pozitave te zyrtareve publik sipas Ligjit per Paga ka bere kategorizimin e pozitave, ku per secilen pozite eshte percaktuar edhe koeficienti.
IKD deri me sot kemi pranuar me dhjetera ankesa nga zyrtaret publik, me theks te vecante nga agjencite e pavarura dhe institucionet kushtetuese, ku caktimi i zyrtareve publik nuk po caktohet sipas shtojces/katalogut por eshte shenderruar ne fontane deshirash, ku varesisht se sa je afer shefit ose lidhjeve qe ke me shefin edhe koeficienti rritet.
Ministria e Puneve te Brendshme duhet te jete vigjilente dhe te shqyrtoj me kujdes listat e pranuara ne menyre qe ligji per Pagat te zbatohet drejte, dhe te mos kete diskriminim te zyrtareve publik.
Sikurse, ne menyre qe ky proces te jete jete transparent do te ishte e mireseardhur qe listat e pranuara nga institucionet publike te jene te hapura per publikun ne menyre qe te demaskohen zyrtaret e larte publik qe me para publike tentojne te akomodojne interesat e nje grupi te vogel te miqve te tyre te aferte.
Transparenca dhe llogaridhenia sigurojne qe ligji per pagat te zbatohet ne menyre te drejte dhe evitojne mundesine e trajtimit te pabarabarte dhe eliminojne diskriminimin.












