Mbyllet miqësorja e lluksit në Arabi, PSG triumfon ndaj Al Nassr

Mbyllet miqësorja e lluksit në Arabi, PSG triumfon ndaj Al Nassr

Paris Saint – Germain kanë fituar miqësoren e luksit në Riad të Arabisë Saudite duke mposhtur me rezultat 4-5 një ndeshje me yje Al Nasr & Al Hilal all Stars – PSG. Ronaldo (34’, 45+6’), Jang Hyun – Soo (56’) dhe Talisca (90+4’) shënuan për Al Nasr & Al Hilal all Stars kurse Messi (3’) […]

Ronaldo (34’, 45+6’), Jang Hyun – Soo (56’) dhe Talisca (90+4’) shënuan për Al Nasr & Al Hilal all Stars kurse Messi (3’) Marquinhos (43’), Ramos (53’), Mbappe (60’) dhe Ekitike (78’)

Skuadra ku luajnë Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar ia ka dalë që ta mposhtë skuadrën e Al Nasr & Al Hilal all Stars, një skuadër kjo e kombinuar me yjet të Pro Lig të Arabisë Saudite.

Qysh në fillim të ndeshjes PSG shënuan golin e parë në këtë ndeshje që erdhi në minutën e tretë. Neymar gjeti në mënyrë perfekt Messi që finalizoi për rezultat 0-1.

Megjithatë, një ndërhyrje e Bravos në fytyrë në Ronaldon bëri që gjyqtari të akordoi penallti për vendasit. Atë në gol e shndërroi Cristiano Ronaldo në minutën e 34-të.

PSG u mendua që do të këtë vështirësi pasi që mbeti me një futbollist më pak kur Juan Bernat u ndëshkua me karton të kuq për shkak të faullit që shkaktoi në lojtarin e fundit të Al Nasr & Al Hilal all Stars.

Megjithatë, në minutën e 43-të Kylian Mbappe gjeti në mënyrë të përkryer mbrojtësin Marquinhos që finalizoi për t’i kaluar në epërsi përsëri vendasit.

Por, Al Nasr & Al Hilal all Stars nuk u dorëzua dhe shënuan gol në minutën e 6-të shtesë të pjesës së parë. Përsëri i saktë për të shënuar ishte Ronaldo.

Pjesa e dytë përsëri nisi më mirë për PSG të cilët erdhën të goli në minutën e 53-të, kur Kylian Mbappe përsëri do të asistonte, kësaj radhe për mbrojtësin tjetër të skuadrës së tij Sergio Ramos.

Tre minuta më vonë Al Nasr & Al Hilal all Stars, shënoi golin e barazimit. Martinez krosoi për Hyun-Soo që shënoi me kokë për rezultat 3-3.

PSG kaloi përsëri në epërsi, kësaj radhe Mbappe shënoi gol nga penalltia për rezultat 3-4.

Pas kësaj shumica e futbollistëve yje të PSG dolën nga fusha, përfshirë edhe Cristiano Ronaldon derisa PSG shënoi edhe golin e pestë pas një kundërsulmi të shpejt, ku i saktë ishte Ekitike.

Krejt në fund, Talisca i Al Nasr & Al Hilal all Stars shënoi golin e fundit në këtë takim.

Ndeshja përfundoi me rezultat 4-5.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova