Man United vetëm barazon me Crystal Palace në Premierligë

Man United vetëm barazon me Crystal Palace në Premierligë

Manchester United ka barazuar sonte në Londrën Perëndimore me rezultat 1-1 Crystal Palace. Me këtë fitore United është ngritur në pozitën e tretë në Premier Ligë. Bruno Fernandes (44’) shënoi golin për Manchester United, kurse barazoi Olise (90+1) Manchester United me në fund është ndaluar. Djajtë e Kuq kanë barazuar sonte në Selhurst Park me […]

Manchester United me në fund është ndaluar.

Djajtë e Kuq kanë barazuar sonte në Selhurst Park me skuadrën jo në formë të Crystal Palace.

Marcus Rashford do të sulmonte për herë të parë për mysafirët në minutën e tetë të ndeshjes por që goditja e tij u bllokua nga mbrojtja e Crystal Palace.

Rasti i dytë për United erdhi në minutën e 16 kur Luke Shaw krosoi të Aaron Wan-Bissaka i cili goditi me fuqi por topi përfundoi shumë afër shtyllës së djathtë pingule të portës së Crystal.

Shaw do të rrezikonte përsëri me një krosim për sulmuesin Weghourst por goditja e tij me kokë nuk ishte e saktë.

Crystal Palace pati mundësinë më të mirë për të shënuar në minutën e 41-të por goditja e Edouard përfundoi mbi portë.

Goli për United do të vinte në minutën e 44-të të pjesës së parë. Christian Eriksen bëri një pasim në zonë për Bruno Fernandes i cili bëri një goditje të fortë me të djathtën e tij për të shënuar për rezultat 0-1.

Manchester United ishin më të mirë edhe në pjesën e dytë.

Në minutën e 72-të u besua që ata fituan penallti pasi që Scott McTominay u pengua në zonë por edhe pasi ajo u rishikua në VAR nuk ju dha Djajve të Kuq.

Minuta e 75-të ishte drithëruese për United pasi që Marc Guehi i cili tentoi të shënonte gol nga goditja nga këndi por portieri de Gea bëri një pritje brilante të kësaj goditje.

Në minutat e fundit skuadra londineze bënte sulme më të shpeshta dhe në fund arriti që ta barazoi rezultatin në minutën e parë shtesë të ndeshjes.

Michael Olise (Crystal Palace) shënoi nga goditja e lirë jashtë zonës duke bërë një gol të bukur dhe barazuar rezultatin derisa portieri nuk pati asnjë mundësi për ta mbrojtur atë.

Barazimi bën që United të këtë pikë të barabarta me Manchester City që janë në vendin e dytë me 39 sish, derisa ndeshja e radhës e Djajve të Kuq është kundër liderit Arsenalit që është tetë pikë para tyre dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Crystal Palace ngritët në vendin e 12 me 23 pikë, duke bërë që të largohet sado pak nga zona e rënies nga Premier Liga. Ndeshja e radhës e Crystal Palace është në shtëpi kundër vendit të katër Crystal Palace, ndeshje e cila do të zhvillohet këtë të shtunë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova