Kurti e pranoi Zajednicën kur e pranoi planin evropian: Çka tutje, sipas Shkëlzen Maliqit

Kurti e pranoi Zajednicën kur e pranoi planin evropian: Çka tutje, sipas Shkëlzen Maliqit

Asociacioni të krijohet urgjentisht. Kjo ishte vazhdimësia e thirrjes së Amerikës edhe përmes këshilltarit të lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet në vizitën e së mërkurës që  e pati në Kosovë. Më pastaj, kryeministri Albin Kurti deklaroi si asnjëherë më parë se Asociacioni mund të adresohet në planin franko-gjerman. Njohësi i çështjes, Shkelzen Maliqi […]

“Pra, jemi në një moment kur flasim për një marrëveshje për normalizim të plot të marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë e aty edhe çështja e asociacionit mund të adresohet, megjithatë sipas Kushtetutës së Kosovës, e cila i ka dhënë shumë privilegje pakicës serbe, në frymën e saj nuk lejon asociacion njëetnik”, është shprehur Kurti dje.

Kjo deklaratë erdhi pak pas deklaratave të zotëri Chollet se me urgjencë duhet që Kosova të sjellë propozime në tavolinë për obligimin që e ka sipas Kushtetutës.

“Ne besojmë se jemi në një moment kritik. Ne besojmë se Kosova me Serbinë duke të angazhohen urgjentisht në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili po punon drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke”, tha Chollet.

E për presionin ndërkombëtar, deklaratat e Kurtit e situatën që na pret me Asociacion, ka folur për Periskopin analisti Shkelzen Maliqi.

Ai mendon se Kurti e ka pranuar Asociacionin në momentin që e ka pranuar planin evropian, që dikur quhej franko-gjerman.

‘’Ai e ka pranuar në momentin kur e ka pranu atë planin evropian që më herët ka qenë franko-gjerman dhe tërë kohën nga shtatori e këndej ka qenë nën presione të mëdha dhe sigurisht ka marrë disa garanca, sidomos edhe prej SHBA e emisarëve të tyre se korniza duhet të jetë kushtetuese dhe jo ndonjë identitet që i kapërcen ato korniza. Në këtë aspekt e kanë kuptu që do ta pranonte, por tash është veç  çështja te Serbia, a e pranojnë ata atë që gjithë e kanë quajt se nuk e duan këtë Asociacionin që është me kapacitetete të një OJQ’ve të sforcume, eventualisht tash këto modalitet e kësaj mund të negociohen që edhe Serbia të jetë pak më e kënaqur, por gjithsesi çështja kryesore është se a do të jetë e kufizuar vetëm në tri, katër komunat sa janë në veri apo edhe të përfshijë të gjitha komunat tjera në brendësi të Kosovës, enklavat.’’, thotë Maliqi.

Tutje ai vazhdon të na tregojë nëse mund të priten drama e tensione në veri, pas atyre që ndodhën në fundvit me barrikada.

‘’Nuk do të duhej të kishte drama sikurse këto në veri, nëse ato që po provojnë me i bë faktorët ndërkombëtarë dhe që janë të angazhuar intensivisht, kanë qenë edhe më herët, por tash po premtojnë se do ta ndryshojnë dinamikën edhe mënyrën se si. Tash kanë hy në fazën e negociatave intensive dhe po kërkohet një zgjidhje kolektive, e tërësishme. Kur atëherë detajet, si mozaiku, vijnë secili në vendin e vet. Ndonëse tash ka insistime që të krijohet menjëherë Asocacioni. Ajo mund të jetë por sigurisht vetëm në sfondin nëse parimisht zgjidhen edhe këto çështjet tjera që në të vërtetë duhet të konfirmohet se tërësia territoriale e Kosovës, ashtu siç është e definuar me kufijtë ekzistues dhe duhet të respektohet dhe nuk ka as administratë të tretë, e as të them ashtu potenciale që Asociacioni të kalojë thjesht bashkëveprimin e disa komunave e të bëhet Republikë në vete, si ajo Srpska.’’, tha ai.

Në fund, Maliqi mendon se do të duhej të zvogëlohej ndikimi i serbëve në nivel qendror, ndërsa në atë lokal  të fitojnë më shumë të drejta të deleguara.

‘’  Këtë nuk e pranojnë si duket as të huajt, por intenca e Serbisë është që përmes çfaërdo atij Asociaacionit, të futë një lloj kontrolle të Kosovës. Mund të negociohet një aspekt tjetër, që e ka përmend më herët edhe Kurti, edhe disa analistë tjerë, se nëse i jepet më shumë pushtet Asociacionit, jo autoritet Republikës si autonomi e zgjeruar, atëherë do të rimendohet edhe përfaqësimi jo proporcional i pakicës serbe, në instituciont qendrore. Ata i kanë 10 vendet e rezervuara, që nuk përkon me numrin e tyre që tregojnë në popullsinë e Kosovës. Ata mund të fitojnë aq vota sa kanë kapacitet, 5 apo 6. Ideja është te kjo. Në nivelin qendror do të mund të kishin më pak ndikim, kurse në nivel lokal eventualisht të fitojjë disa të dreja të deleguara, por gjithnjë nën ombrellën e Kosovës si shtet.’’, shtoi ai.

Escobar: Asociacionit nuk mund t’i ikë një parti a një individ njëanshëm

Asociacioni, sipas zëvendësndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, është obligim i detyrueshëm ligjor për të gjitha palët dhe nga ai nuk mund të ikë një parti apo një individ. Escobar ka elaboruar të mërkurën deklaratën e para një muaji që në rast se Qeveria e Kosovës nuk do që të jetë pjesë e procesit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, atëherë për këtë do të diskutohet me “partnerë alternativë”.

“Asociacioni është një obligim i detyrueshëm ligjor ndërkombëtar. Ai e obligon Kosovën, obligon Serbinë dhe e obligon BE-në që e ka udhëhequr, dhe pse ne e kemi përkrahur, është përkushtim i yni. Andaj, një parti dhe një individ nuk mund të ikë nga ai njëanshëm”, ka deklaruar Escobar.

Osmani në takim me Chollet: Marrëveshja ta ketë njohjen reciproke, jemi të gatshëm të bëjmë propozime

Osmani tha se marrëveshja përfundimtare, e cila duhet ta ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, ka për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe arritjen e paqes së qëndrueshme dhe afatgjate në rajon.

“Kosova është e gatshme të vazhdojë, me përkushtim të plotë, të jetë palë konstruktive, e koordinuar me SHBA-të, duke bërë propozime që kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje të tillë”, tha Presidentja Osmani./Kaltërina Misini -PERISKOPI/

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot