“Gjithçka po shpie drejt përfshirjes së Bjellorusisë në luftë”

“Gjithçka po shpie drejt përfshirjes së Bjellorusisë në luftë”

Një analist i pavarur i mbrojtjes ka thënë për Sky News se “gjithçka që po ndodhë çon drejt përfshirjes së Bjellorusisë në luftë në të ardhmen”. Konrad Muzyka i përshkroi forcat bjelloruse si “një mister”, por shtoi se forcat e rregullta ishin trajnuar praktikisht pa ndërprerje që nga prilli dhe së fundmi ata kishin përditësuar […]

Konrad Muzyka i përshkroi forcat bjelloruse si “një mister”, por shtoi se forcat e rregullta ishin trajnuar praktikisht pa ndërprerje që nga prilli dhe së fundmi ata kishin përditësuar të dhënat për rezervat e tyre, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Analisti polak i mbrojtjes tha: “Intensiteti dhe shtrirja e aktivitetit ushtarak që bjellorusët kanë ndërmarrë ka qenë më i larti që nga fundi i Luftës së Ftohtë”.

“Ne kurrë nuk i kemi parë forcat bjelloruse të stërviten kaq shumë. Që nga fundi i prillit, ata në thelb kanë praktikuar çdo aftësi ushtarake që do të nevojitej që Bjellorusia t’i bashkohej luftës”.

“Ata kanë testuar edhe kapacitetin mobilizues, së fundmi kanë njoftuar se kanë përfunduar përditësimin e të dhënave për të gjithë rezervistët bjellorusë”.

“Kjo do të thotë se sistemi rezervë tani është gati për mobilizim. Ajo që na duhet tani është një vendim politik për të filluar mobilizimin dhe për të shkuar në luftë”.

“Nëse kjo do të ndodhë apo jo, ne nuk e dimë, sepse nuk kemi njohuri se çfarë po mendon [presidenti bjellorus] Alexander Lukashenko. Por gjithçka tregon se Bjellorusia do t’i bashkohet luftës diku në të ardhmen”.

Ai shpjegoi se aktualisht janë midis 10,000 dhe 15,000 trupa ruse të stacionuara aktualisht në këtë vend dhe ata kanë qenë rregullisht duke u trajnuar së bashku me forcat bjelloruse.

Megjithatë, ai vazhdoi duke sugjeruar se ndonjë përfshirje e mundshme nuk kishte gjasa të ishte e menjëhershme.

“Deri më tani këto aktivitete janë të kufizuara në poligonet e stërvitjes dhe ne nuk kemi parë asnjë tregues që forcat, qoftë ruse apo bjelloruse, janë duke u zhvendosur në rajonet në kufi me Ukrainën”. /Periskopi/

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik