Gjermania nuk do të pengojë Poloninë të furnizojë Ukrainën me tanket Leopard

Gjermania nuk do të pengojë Poloninë të furnizojë Ukrainën me tanket Leopard

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë se Gjermania nuk do të “qëndronte në rrugë” që Polonia të dërgojë tanke Leopard në Ukrainë. Kjo deklaratë duket si sinjali më i qartë i dhënë deri më tani nga Berlini, për aleatët evropianë që të mund të dorëzojnë tanket e prodhimit gjerman në Ukrainë, shkruan BBC. […]

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë se Gjermania nuk do të “qëndronte në rrugë” që Polonia të dërgojë tanke Leopard në Ukrainë.

Kjo deklaratë duket si sinjali më i qartë i dhënë deri më tani nga Berlini, për aleatët evropianë që të mund të dorëzojnë tanket e prodhimit gjerman në Ukrainë, shkruan BBC.

E pyetur në një intervistë me televizionin francez LCI se çfarë do të ndodhte nëse Polonia do të dërgonte tanket e saj Leopard 2 pa miratimin gjerman, Baerbock u përgjigj përmes një përkthyesi duke thënë se: “Për momentin pyetja nuk është bërë, por nëse do të na bënin ne nuk do të qëndronim në rrugë.”

Kujtojmë se mbi Berlinin është ngritur një presion i madh diplomatik për të dërguar tanket e tij, ose të paktën për të lejuar vendet që i posedojnë ato t’i eksportojnë në Ukrainë, pasi si prodhues i tyre, Berlini ka të drejtën e vetos për transferimin e tyre.

Në një samit të posaçëm ndërkombëtar të mbajtur të premten në bazën ushtarake amerikane në Ramstein, në Gjermaninë jugperëndimore, Berlini me kokëfortësi refuzoi të merrte një vendim nëse do t’i jepte tanke Leopard 2 Ukrainës, duke çuar një zhgënjim në rritje te Kievi dhe aleatët e tij.

Ky qëndrim u kritikua edhe nga kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, i cili e cilësoi si të papranueshëm, përcjell Periskopi.

“Qëndrimi i Gjermanisë është i papranueshëm. Ka kaluar gati një vit që nga fillimi i luftës. Njerëz të pafajshëm po vdesin çdo ditë”,- u shpreh Morawiecki.

Polonia ka njoftuar se është gati të dorëzojë 14 tanke Leopard në Kiev, ndërkohë që Morawiecki kishte thënë se nëse Gjermania vazhdon të refuzojë furnizimin me tanke në Ukrainë, “ne do të krijojmë një “koalicion të vogël” të vendeve të gatshme për të dhuruar disa nga pajisjet e tyre moderne, tanket e tyre moderne”./Periskopi/

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot