Flasin nga klubi i Dritës: Përmbajtja e Statutit të FFK-së është skandaloze

Flasin nga klubi i Dritës: Përmbajtja e Statutit të FFK-së është skandaloze

Draft-Statuti i përgatitur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për ta fuqizuar përmes Kuvendit të Jashtëzakonshëm të thirrur për datën 27 janar, e ka befasuar për të keq Dritën, e cila haptazi thotë se nuk do ta votojë. Sipas këtij draft-Statuti, kryetarit aktual Agim Ademi, pasi t’i skadojë mandati në vitin 2026, do t’i […]

Sipas këtij draft-Statuti, kryetarit aktual Agim Ademi, pasi t’i skadojë mandati në vitin 2026, do t’i hapet rruga të kandidojë përsëri dhe ta mbajë pozitën e presidentit me dekada, ndonëse me Statutin aktual kryetari i FFK-së mund t’i fitojë tri mandate.

Ky ndryshim vlen edhe për Komitetin Ekzekutiv, të cilit mandati i skadon në vitin 2024 pasi janë zgjedhur në vitin 2020. Por, me këtë draft-Statut, këtij organi i zgjatet mandati edhe për dy vjet, deri në vitin 2026, pa zgjedhje. Ndërkohë, janë evidentuar edhe përmbajtje tjera kontroverse të këtij draft-Statuti.

E, për klubin e madh të Superligës, ish kampionen Drita, ky draft-Statut është skandaloz. Drejtori sportiv i klubit të madh gjilanas, Valon Zymberi, thotë se klubi bardh e kaltër ka mbetur i shokuar me përmbajtjen e këtij draft-Statuti.

“E kemi parë pak a shumë. Dje e kemi marrë, pasdite. Ajo përmbajtje ish një skandal i vërtetë. Pyetja është a ka dikush që e voton atë draft-Statut ashtu, me atë përmbajtje. Më mirë me i zgjedh të përjetshëm. Zgjedhjet duhet me qenë demokratike. Ne e kemi pranuar draft-Statutin. Nga ajo që kemi vërejt ka shumë parregullsi. Ia kemi dhënë avokatit të klubit. Në pika të trasha shihet që ka shumë parregullsi, por e presim përgjigjen prej avokatit”, tha për Express Zymberi.

Sot edhe Trepça ’89 përmes kryetarit Abedin Zeka reagoi, duke thënë se nuk do ta votojë këtë draft-Statut dhe për FFK-në theksoi se po sillet si në Korenë e Veriut apo në Rusi, vende të njohura për imponime e diktaturë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova