Dzeko flet pas triumfit në Kupën e Italisë, këto janë fjalët e tij

Ka përfunduar takimi final i Superkupës së Italisë mes Milanit dhe Interit. Skuadra e Interi u shpall kampion pasi mposhti Milanin me rezultatin final në 0:3, shkruan Periskopi. Pas ndeshjes foli edhe Edin Dzeko, ku th ase i gjithë ekipi luftuan për ta fituar këtë trofe të madh. “Ne padyshim bëmë një paraqitje të shkëlqyer, […]
Skuadra e Interi u shpall kampion pasi mposhti Milanin me rezultatin final në 0:3, shkruan Periskopi.
Pas ndeshjes foli edhe Edin Dzeko, ku th ase i gjithë ekipi luftuan për ta fituar këtë trofe të madh.
“Ne padyshim bëmë një paraqitje të shkëlqyer, djemtë ishin të shkëlqyer nga minuta e parë deri në minutën e fundit. Ne vërtet dhamë gjithçka që kishim”, tha Dzeko për Sport Mediaset.
Boshnjaku u pyet nëse kjo ishte një hakmarrje, i cili kishte humbur Scudetton në një betejë me Milanin vitin e kaluar.
“Nuk kishte nevojë për hakmarrje, unë dhe skuadra gjithmonë shikojmë përpara. Kjo ishte një Kupë që e fituam edhe sezonin e kaluar, ne e dimë se sa e mrekullueshme është ta fitosh atë, ne dolëm duke luftuar sot që nga fillimi”, tha ai.












