Stoltenberg: Referendumet e rreme në Ukrainë janë një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar

Stoltenberg: Referendumet e rreme në Ukrainë janë një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar

“Referendumet e rreme në Ukrainë janë një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar.” Kështu është shprehur të martën pasdite Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. “Referendumet e rreme të mbajtura nga Rusia nuk kanë legjitimitet dhe janë shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar. Këto toka janë Ukraina”, shkroi shefi i NATO-s në Twitter. Stoltenberg […]

“Referendumet e rreme të mbajtura nga Rusia nuk kanë legjitimitet dhe janë shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar. Këto toka janë Ukraina”, shkroi shefi i NATO-s në Twitter.

Stoltenberg tha se sapo kishte folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, me të cilin “e bëri të qartë se aleatët e NATO-s janë të palëkundur në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe të drejtën e Ukrainës për vetëmbrojtje”.

Ndërkohë, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA, pjesa dërrmuese e qytetarëve që jetojnë në rajonet e pushtuara të Ukrainës kanë votuar “pro” bashkimit me Rusinë.

Të ashtuquajturit referendume janë mbajtur në katër rajone të Ukrainës që janë aktualisht nën kontrollin e Rusisë, në përpjekje për të legjitimuar veprimet e tyre në zonat e pushtuara. Si Perëndimi ashtu edhe Ukraina i kanë cilësuar votimet si të pavlefshme ndërsa nuk kanë munduar raportimet se ukrainasit në fakt po votojnë të shantazhuar për bukën e gojës apo edhe nën kërcënimin e armës.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja