Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tregon një histori interesante që i kishte ndodhur para 20 viteve në Shqipëri

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tregon një histori interesante që i kishte ndodhur para 20 viteve në Shqipëri

Është zhvilluar ceremonia e inaugurimit të kompleksit sportiv “Shtëpia e Futbollit”, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti i FSHF, Armand Duka dhe kryeministri, Edi Rama. Presidentit të FIFA-s i është bërë një prezantim i gjerë i historisë së kombëtares prej kohës së themelimit deri në pikën kulmore që ishte pjesëmarrja […]

Presidentit të FIFA-s i është bërë një prezantim i gjerë i historisë së kombëtares prej kohës së themelimit deri në pikën kulmore që ishte pjesëmarrja në Europianit e vitit 2016 në Francë.

Infantino: “Është një emocion i madh që gjendem këtu me ju, shiu sjell bereqet kështu që jemi të kënaqur që bie shi. Kjo është një ditë feste, një ditë ku përurojmë “Shtëpinë e Futbollit”. Prej kohës kur FSHF është anëtare e FIFA-s, UEFA-s me të gjithë thamë se ishte koha t’ia dilnim së bashku për të ndërtuar këtë Shtëpi që është për të gjithë. Ky projekt do të sjellë më shumë projekt dhe pasion te të rinjtë, projekton Shqipërinë në një epokë të re.

Futbolli në Shqipëri ka një ndryshim të madh, kam ardhur para 20-viteve dhe nisëm të mendonim se çfarë do të bënim. Shqipëria është e projektuar drejt së ardhmes dhe stadiumi është një simbol, stadiumi ku u bë finalja, por edhe stadiumet e tjera në bashkëpunim me kryeministrin tregon sa e do ky vend futbollin. Jam krenar që gjendem këtu sot, të gjithë sytë e botës janë këtu në Tiranë.

Sot është kryeqyteti i botës, të gjithë do ta shohin. Shqipëria ka shënuar përparime të mëdha në infrastrukturë, mund të bëhet edhe më shumë, do të investojmë edhe në fushat e qyteteve të tjera. FIFA i ka shumëfishuar investimet, por do t’i shtatë-fishojmë.

Është vizita ime e katërt dhe do të rikthehem më shpesh. Më bënë dhuratë një pako, nuk e hapa por në aeroport ma hapën ata të sigurisë dhe pashë që brenda ishte një shpatë shqiptare. Më thanë se nuk mund të shkoja në avion me shpatë, por i thashë se ishte një shpatë shqiptare. Jam dhe ndihem shqiptar”, u shpreh Infantino.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova