Nesër vendoset nëse mësimdhënësit do t’i japin fund grevës

Nesër vendoset nëse mësimdhënësit do t’i japin fund grevës

Mësimdhënësit e Kosovës nesër do të votojnë se a do ta pranojnë propozimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit për ta pezulluar grevën deri në janar apo jo. Në një shkresë të siguruar nga Klankosova.tv që u është dërguar mësimdhënësve të një shkolle në kryeqytet iu është bërë thirrje të jenë në shkollë në orarin […]

Në një shkresë të siguruar nga Klankosova.tv që u është dërguar mësimdhënësve të një shkolle në kryeqytet iu është bërë thirrje të jenë në shkollë në orarin e grevës, pasi do të organizohet votimi.

“Pra, luteni që nesër të jeni në shkollë në orarin e grevës (9:00 – 12:00) sepse do ta organizojmë votimin kush është PËR apo KUNDËR ‘pezullimit’ të grevës”, thuhet këtë shkresë.

Votimet e mësimdhënësve do të dërgohën në SBAShK, ku më pas pritet të merret vendimi nëse do të vazhdojë ose jo greva.

Edhe anëtari i Këshillit Grevist të SBAShK-ut, Reshit Kushaj, ka treguar se kryetarët e shoqatave sindikale nëpër shkolla nesër do të bashkëbisedojnë me mësimdhënësit – por, nuk ka përmendur votimin e tyre.

“Në të njëjtën kohë ne ia kemi dërguar shkresën edhe anëtarësisë edhe medieve. Përmbajtja e shkresës i drejtohet anëtarësisë sindikale, ku ne me kërkesën e anëtarësisë jemi futur në grevë dhe me kërkesën e saj mund ta ndërprejmë apo pezullojmë grevën”.

“Andaj, ata e kanë mundësinë që sot dhe nesër t’i takojnë të gjithë mësimdhënësit, ku nesër kryetarët e shoqatave sindikale nëpër shkolla dhe kryetarët e këshillave grevistë do të bashkëbisedojnë me mësimdhënësit ku do të na sjellin kërkesat e tyre sindikale”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja