Kosova ‘ia ndal rritën’ Qipros në ‘Fadil Vokrri’ – Mbijeton në Ligën C të Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me fitoren edicionin 2022/23 në Ligën e Kombeve. Pavarësisht se synimet ishin të mëdha, Kosova nuk regjistroi rezultate të kënaqshme dhe kështu nuk ia doli të promovohet për në Ligën B. Të përzgjedhurit e Alain Giresse shënuan fitore bindëse ndaj Qipros, në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në […]

Pavarësisht se synimet ishin të mëdha, Kosova nuk regjistroi rezultate të kënaqshme dhe kështu nuk ia doli të promovohet për në Ligën B.

Të përzgjedhurit e Alain Giresse shënuan fitore bindëse ndaj Qipros, në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në Grupin 2 të Ligës C.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 5:1.

“Dardanët” e dominuan në tërësi ndeshjen, teksa pjesën e parë e mbyllen me dy gola epërsi, me golat e shënuar nga Florent Muslija (22’) dhe Donat Rrudhani (45+1’).

Kosova e filloi furishëm edhe pjesën e dytë, duke shënuar vetëm pas dy minutave lojë (47’), me Elbasan Rashanin autor. Pas tij ishte radha për të shënuar edhe Vedat Muriqi (52’), i cili shënoi vetëm pas pesë minutash.

Valentin Roberge (81’) e shënoi golin e nderit për mysafirët, teksa Muriqi me golin e tij të dytë personal (84’) e vulosi fitoren.

Kombëtarja kosovare regjistroi edhe disa raste tjera deri në fundin e ndeshjes, por më nuk ia doli që të shënonte.

Kështu, Kosova e mbylli këtë edicion si e dyta në grup me 9 pikë – duke e siguruar kështu pjesëmarrjen në Ligën C edhe për edicionin e ardhshëm.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova