Kosova e zhvillon sot stërvitjen e fundit para lojës së rëndësishme me Qipron

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Qipron. “Dardanët” janë rikthyer në atdhe pas sfidës që e patën ndaj Irlandës së Veriut, të cilën e humbën në fund, 1:2. Tash, Vedat Muriqi me shokë e kanë harruar atë përballje dhe po shikojnë përpara, të fokusuar totalisht në duelin […]

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Qipron.

“Dardanët” janë rikthyer në atdhe pas sfidës që e patën ndaj Irlandës së Veriut, të cilën e humbën në fund, 1:2.

Tash, Vedat Muriqi me shokë e kanë harruar atë përballje dhe po shikojnë përpara, të fokusuar totalisht në duelin e nesërm ndaj qipriotëve, .

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar agjendën e sotme, kur edhe do të mbyllen përgatitjet për ndeshjen e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Më saktësisht, selektori Alain Giresse do ta mbajë një konferencë për shtyp në orën 17:00, ndërsa stërvitja e ekipit do të mbahet nga ora 17:30 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

E qipriotët do të mbajnë konferencë për shtyp nga ora 18:30, kurse stërvitjen do ta zhvillojnë nga ora 19:00.

Kosova dhe Qipro do të përballen në mes vete nesër mbrëma në Prishtina në kuadër të Grupit 2 të Ligës C.

Kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme për Kosovën pasi i nevojitet fitorja për të mbetur në këtë ligë.

Në të kundërtën, nëse humb nga Qipro dhe nëse Irlanda e Veriut e mund Greqinë, “Dardanët” rrezikojnë të bien në Ligën D.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova