Ish-komandanti, Sadik Halitjaha merr ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale

Ish-komandanti, Sadik Halitjaha merr ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale

Ish-komandanti i UÇK’së, Sadik Halitjaha ka marrë ftesë për t’u lajmëruar sot te organet e Gjykatës Speciale në Hagë. Ai përmes një deklarate dërguar Radio Kosovës së Lirë tha se atë do ta bashkojnë me të ashtuquajturën “Ndërmarrje  e Përbashkët Kriminale” Ende nuk dihet se në çfarë cilësie është i futar Halitjaha. Deklarata e plotë […]

Ai përmes një deklarate dërguar Radio Kosovës së Lirë tha se atë do ta bashkojnë me të ashtuquajturën “Ndërmarrje  e Përbashkët Kriminale”

Ende nuk dihet se në çfarë cilësie është i futar Halitjaha.

Deklarata e plotë e Sadik Halitjaha:

Ju njoftoj, se mua, Sadik Halitjahës,  komandant i ZOP, më ka ardhur thirrja nga Gjykata Speciale, në Hagë! Me siguri do të më bashkojnë  në të ashtuquajturën, “Ndërmarrje  e Përbashkët Kriminale”, sikur ata e trajtojnë ish-UÇK-në dhe krerët e saj, tash për tash ndërmarrja e  tillë  ma e madhja  në Evropë,  me 46 mijë 476 pjesëtarë, veteranë të saj.

Me këtë rast, kuptohet fajësimi kolektiv i UÇK-s!  Ju ka mjaftuar një shpikës i mashtrimit të madh, nga  Dick Marty për të  themeluar këtë gjykatë të kërkuar nga Serbia e Rusia duke qenë të  dominuar  në Këshillin e  Evropës  nga sllavët.

Që tani doli sheshit ky mashtrues!

Tani  Prokuroria e Gjykatës Speciale  shpiku pseudo-etiketimin si Ndërmarrje e përbashkët Kriminale-!!!  Gjithë njerëzimi e di  se luftërat janë ngjarje edhe me gabime, por  kur janë në mbrojtje, çlirimtarët hyjnë në to  si domosdoshmëri që i parashohin Konventat ndërkombëtare,  si ajo e Gjenevës për të drejtat në Luftë!

Mjafton vetëm  ta sillni ndër mend se çka ka bërë Shteti serb, me ushtri polici e paramilitarët!  Duke mos respektuar as një normë ndërkombëtare as një ligj e traditë lufte, as një konventë të paraparë për të drejtat në luftë!   Serbia dogji  e shkrumboi çdo gjë mbi tokën tonë.  Vrau 1384 fëmijë nga ata me biberon  në dorë deri në 13 vjeç! Vrau gra shtatzëna dhunoi me mijëra!

Serbia vrau shqiptarë pa dallim moshe mbi 13 mijë e  500 civilë pleq e gra, të pa armatosur,  njerëz të pa fuqishëm, madje edhe  me paralizë dhe  në shtrat!

Serbia bëri gjenocid, etnocid, bëri krime kundër njerëzimit, krime ekonomike. grupore e kolektive bëri mbi 300 masakra vetëm në Kosovë e sa qindra të tjera në Bosnje-Hercegovinë e në Kroaci. Krejt kjo  me katër luftërat që beri Serbia, sikur po  shpërblehet nga Evropa me investime, nga Rusia e Kina me armatime!

Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka luftuar tinës, nuk ka marrë veprime  vrastare  kundër popullatës serbe. Ne në UÇK nuk dogjëm shtëpi serbësh  nuk vramë asnjë fëmijë serb, nuk dhunuam asnjë femër serbe,  Luftuam në Kosovë, në vendin tonë,  jo ne Serbi!

Pse pra  u dashka të  na ndjekin, të na  burgosin, të na  arrestojnë, a  vetëm pse këtë e  kërkon dhe e  dëshiron Serbia?  thuhet në fund të deklaratës së Sadik Halitjahës, i ftuar  sot nga Gjykata Speciale.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik