Hoxha: Qeveria t’i dëgjojë kërkesat e SBASHK-ut dhe të gjejë zgjidhje për grevën

Hoxha: Qeveria t’i dëgjojë kërkesat e SBASHK-ut dhe të gjejë zgjidhje për grevën

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha pas mosmiratimit të Rezolutës së propozuar për grevat nga Grupi Parlamentar i kësaj partie, ka bërë thirrje që Qeveria e Kosovës dhe SBASHK t’i përafrojnë qëndrimet dhe të gjejnë zgjidhje për këtë bllokadë. Hoxha në një konferencë për media, tha se Qeveria e Kosovës nuk shqetësohet fare […]

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha pas mosmiratimit të Rezolutës së propozuar për grevat nga Grupi Parlamentar i kësaj partie, ka bërë thirrje që Qeveria e Kosovës dhe SBASHK t’i përafrojnë qëndrimet dhe të gjejnë zgjidhje për këtë bllokadë.

Hoxha në një konferencë për media, tha se Qeveria e Kosovës nuk shqetësohet fare për mbi 300 mijë nxënës që nuk po shkojnë në shkollë.

“As kjo rezolutë sot nuk u votua në Kuvendin e Kosovës. Përderisa mendoj që kjo mund të ketë qenë një javë vendimtare për gjetjen e zgjidhjes, sepse edhe në Komisionin për Arsim dhe Kulturë tentuam që të kemi diskutim, kushtimisht ta them, por që edhe pardje edhe sot u pa sa e pavullnetshme dhe sa jo e gatshme është Qeveria e Kosovës për të gjetur një zgjidhje në favor të të dy palëve”, tha ajo.

Hoxha i bëri thirrje kryeministrit Kurti, ministres së arsimit dhe ministrit të financave që me urgjence të gjejnë një zgjidhje dhe t’i dëgjojnë kërkesat dhe nevojat e mësimdhënësve.

“Krejt çka kemi pa deri sot nga kjo qeveri është nëpërkëmbje e dinjitetit të mësimdhënësit, përbuzje, ofendime, përçarje. Dhe pikërisht kjo lloj gjuhe, kjo lloj qasjeje nuk mund të jetë në funksion të gjetjes së zgjidhjes. Andaj sot nga këtu e ftoj kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ministren e arsimit, znj. Nagavci, ministrin e financave, z. Murati, që të ulen me urgjencë gjatë javës, jo gjatë vikendit që t’i përafrojnë qëndrimet dhe të gjejnë një zgjidhje”, kërkoi Hoxha.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik