Grumbullohet Kosova U19, Krasniqi: Dy lojtarë nga Diaspora nuk kanë pranuar ftesën

Grumbullohet Kosova U19, Krasniqi: Dy lojtarë nga Diaspora nuk kanë pranuar ftesën

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 është grumbulluar sot në kamp disa ditor për të zhvilluar përgatitjet për ndeshjet kualifikuese në kuadër të Evropianit 2023. Ky Evropian do të zhvillohet nga data 17 deri më datën 23 nëntor në Suedi, ndërsa trajneri i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi ka në gatishmëri pothuajse të gjithë lojtarët që […]

Ky Evropian do të zhvillohet nga data 17 deri më datën 23 nëntor në Suedi, ndërsa trajneri i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi ka në gatishmëri pothuajse të gjithë lojtarët që synon t’i ketë për ndeshjet kualifikuese.

Po ashtu, në kuadër të këtij kampi disaditor, “Dardanët” e rinj do t’i zhvillojnë dy ndeshje testuese me skuadrat e Ligës së Parë, 2 Korrikun dhe Drenasin.

Krasniqi është i kënaqur që ftesës së tij i janë përgjigjur pothuajse të gjithë futbollistët nga Diaspora, përveç dy lojtarëve.

“Shumica e futbollistëve nga Diaspora i janë përgjigjur ftesës, përjashto dy lojtarë dhe jam shumë i kënaqur që kam mundësinë të punojë me ekip të kompletuar. Ekziston motivi i madh tek lojtarët për ta përfaqësuar shtetin e vet në ndeshjet kualifikuese”, tha Krasniqi.

“Ky grumbullim është një test po thuajse i fundit para kualifikueseve, ku do të kemi edhe dy ndeshje miqësore. Ky grup është shumë më kompakt se ai i vitit të kaluar dhe shpresoj se do të bëjmë një rezultat sa më të mirë në kualifikime”, shtoi më tej përzgjedhësi i Kosovës U19.

Kosova në kualifikimet e muajit nëntor bën pjesë në Grupin 3, së bashku me Ukrainën, Qipron dhe Suedinë, si nikoqire e ndeshjeve kualifikuese.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova