Gjashtë gola nuk japin fitues në takimin e kombëtareve gjigante Angli – Gjermani

Gjashtë gola nuk japin fitues në takimin e kombëtareve gjigante Angli – Gjermani

Anglia dhe Gjermania kanë ndarë pikët në një spektakël futbolli. Në kuadër të grupit të tretë të Ligës A të Kombeve, Anglia dhe Gjermania kanë luajtur baras 3:3. E para skuadër që kaloi në epërsi ishte ajo e Gjermanisë, e cila gjeti golin përmes penalltisë, të cilën në gol e ktheu Ilkay Gundogan. ‘Panzerët’ shënuan […]

Në kuadër të grupit të tretë të Ligës A të Kombeve, Anglia dhe Gjermania kanë luajtur baras 3:3.

E para skuadër që kaloi në epërsi ishte ajo e Gjermanisë, e cila gjeti golin përmes penalltisë, të cilën në gol e ktheu Ilkay Gundogan.

‘Panzerët’ shënuan edhe një herë me Kai Havertz, i cili me një super-gol dyfishoi epërsinë e kombëtares së tij.

Pas këtij goli, skena ishte për Anglinë. Anglezët gjetën tre gola të shpejtë, për të përmbysur gjithçka.

Luke Shaw (72’), Mason Mount (75’) dhe Harry Kane (83’ P) i dhanë epërsinë ‘Tre Luanëve’, me një përmbysje spektakolare.

Megjithatë, këto tri gola nuk mjaftuan për të mbytur dëshirën dhe moralin e Gjermanisë.

Skuadra e Hansi Flick gjeti forcën të reagonte edhe një herë. Ishte përsëri ylli i Chelsea, Havertz i cili gjeti golin në minutën e 87’, kur goditja e Gnabry u kthye në këmbët e tij, pas pritjes së Pope.

Nga më meritorët për këtë barazim të Gjermanisë ishte edhe Marc Andre ter Stegen që bëri disa pritje vendimtare.

Me këtë barazim, Gjermania qëndron në pozitën e tretë, me shtatë pikë të tubuara, kurse Anglia mbetet në pozitën e fundit me tri pikë në gjashtë ndeshje.

Italia është e para në grupin 3 të Ligës A, me 11 pikë, kurse Hungaria e dyta, ka 10 pikë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova