Deputeti i Kurtit: Zgjedhjet e brendshme në LVV kanë pasur disa mangësi

Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, ka thënë se procesin e zgjedhjeve brenda partisë e ka ndjekur nga jashtë pasi nuk ka pasur interesim të garojë për ndonjërën pozitë. Rrahmani në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se procesi zgjedhor brenda LVV-së ka pasur disa mangësi. “Si proces, e kemi parë si ka shkua. Për […]

Rrahmani në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se procesi zgjedhor brenda LVV-së ka pasur disa mangësi.

“Si proces, e kemi parë si ka shkua. Për mu ka pasur disa mangësi por rezultati është ai i cili është. Është e natyrshme që kryetar të zgjidhet kryeministri Albin Kurti pasi nuk ka pasur interes nga dikush për të garuar në atë pozitë”, deklaroi ai.

“Nuk dua të aludojë në emra por shumica e atyre që kanë kandidu kanë qenë aktivist shembullor dhe që janë angazhuar për LVV dhe nuk ka pasur arsye të ndalohet kandidimi i tyre”, shtoi Rrahmani.

Deputeti i LVV-së ka thënë se ka dhënë mjaft kontribut të mjaftueshëm në Qendrën e Prishtinës.

“Kam dhënë aq sa kam mundur në qendrën e Prishtinës. Duke parë këtë formacion, Kryesinë, kam parë se nuk kam më çfarë të japë në Qendrën e Prishtinës dhe nuk kam kandiduar. Ka figura tjera dhe aktivistë të mirë edhe nga lagjja Kodra e Trimave nga vij unë që mund  të na zëvendësojnë neve dhe të vazhdojnë punën ku e kemi lënë”, deklaroi Rrahmani.

Ndryshe të dielën në LVV janë mbajtur zgjedhjet e brendshme partiake ku është zgjedhur kryetari i LVV-së dhe kryetarët e qendrave të LVV-së.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit