Kritikohen zgjedhjet në parti politike me vetëm një kandidat

Kritikohen zgjedhjet në parti politike me vetëm një kandidat

Zgjedhja e kryetarëve të partive politike në Kosovë me vetëm një kandidat po kritikohet nga njohësit e çështjeve politike. Sipas tyre, kjo metodë duhet të ndryshojë pasi po dëmton demokracinë. Partitë politike në Kosovë duket se e kanë bërë tashmë traditë që në zgjedhjet e brendshme të dominojë vetëm një emër për udhëheqës. Ndonëse thirren […]

Partitë politike në Kosovë duket se e kanë bërë tashmë traditë që në zgjedhjet e brendshme të dominojë vetëm një emër për udhëheqës.

Ndonëse thirren në demokraci brenda partiake e në fjalën e lirë, kjo nuk mund të vërehet në momentin kur ndonjëra nga to mbanë procesin e  brendshëm zgjedhor.

Rasti i fundit ishte me partinë më të madhe në vend, Lëvizja Vetëvendosje.

Udhëheqësi i kësaj partie ishte i vetëm në garë edhe për një mandat pa ndonjë kundërkandidat.

Profesori Milazim Krasniqi, kërkon që këtu të angazhohet KQZ-ja.

“Është një praktikë jo e mirë dhe tregon për një deficit të demokracisë në shoqëri dhe besojë se KQZ-ja duhet të hartojë standarde strikte edhe për procesin zgjedhor brenda partive politike. Kjo që kemi parë deri tash nuk është një praktikë e mirë dhe kjo është konsumuar tashmë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas analistit Artan Muhaxhiri, kjo formë po ndikon përgjithësisht në sistemin politik në Kosovë.

“Partitë tona janë lideriste dhe është bërë një praktikë që sa më afër liderit po aq  më shumë ke përparim në strukturën e partisë dhe anasjelltas dhe është kjo lloj auto-censure nëpër parti në mënyrë që të ketë përfitime dhe kjo e dëmton demokracinë”, është shprehur Muhaxhiri për RTV “Dukagjini”.

Njëjtë si Vetëvendosja vetëm një vit më parë, në krye te Partisë Demokratike të Kosovës, u zgjodh Memli Krasniqi pa asnjë kundërkandidat.

Të njëjtën rrugë e zgjodhi edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, cila rizgjodhi Ramush Haradinajn në krye të partisë.

Hoxha për rizgjedhjen e Kurtit: Rezultati me mbi 98 për qind kur është vetëm një kandidat është më shumë dobësi se sa forcë

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit