Sulm rus në Ukrainë – vritet edhe një 11 vjeçar

Sulmi me raketa ruse në një stacion treni në Ukrainë ka vrarë 22 persona, thotë Ukraina, në ditën që shënon gjashtë muaj nga fillimi i pushtimit rus. Ukraina thotë se pesë nga viktimat e sulmit në qytetin lindor të Chaplyne janë djegur për vdekje në një automjet. Është vrarë edhe një djalë 11-vjeçar. Presidenti Volodymyr […]
Ukraina thotë se pesë nga viktimat e sulmit në qytetin lindor të Chaplyne janë djegur për vdekje në një automjet. Është vrarë edhe një djalë 11-vjeçar.
Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi sulmin në mes të një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai tha se rreth 50 persona janë lënduar.
Rusia deri më tani nuk ka bërë asnjë koment, raporton BBC, transmeton Express
Ajo ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar infrastrukturën civile.
Zelensky tha se mësoi për sulmin në Chaplyne, në rajonin e Dnipropetrovsk, ndërsa po përgatitej të fliste me Këshillin e Sigurimit, duke shtuar: “Kjo është se si Rusia u përgatit për takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
“Katër vagonë pasagjerësh janë në flakë tani… numri i viktimave mund të rritet,” vazhdoi ai.












