Rusja e arrestuar pas sulmit të ushtarëve në Gramsh ka eksploruar disa baza ushtarake shqiptare

Rusja e arrestuar pas sulmit të ushtarëve në Gramsh ka eksploruar disa baza ushtarake shqiptare

Pas sulmit të ushtarëve në Gramsh, disa foto të ruses, Svetlana Timofeeva e arrestuar nga autoritetet shqiptare dhe e akuzuar për spiunazh së bashku me një shtetas tjetër rus dhe një ukrainas, zbulojnë se kjo e fundit ka hyrë  në bazat ushtarake shqiptare. Pas sulmit të ushtarëve në Gramsh, disa foto të ruses, Svetlana Timofeeva […]

Pas sulmit të ushtarëve në Gramsh, disa foto të ruses, Svetlana Timofeeva e arrestuar nga autoritetet shqiptare pasi akuzohet për aktivitet spiunazhi zbulojnë se ka hyrë  në bazat ushtarake shqiptare. Svetlana Timofeeva ka publikuar gjithashtu për ndjekësit e saj në rrjete sociale këto zona duke përshkruar detajet e sigurisë së tyre.

33-vjeçarja duket se është e apasionuar pas gjërave të vjetra, këtë e tregojnë fotot e shumta që rusja ka shkrepur në këto zona. Hetimet për përfshirjen e së resë si agjente vijojnë nga autoritetet shqiptare, por megjithatë në rrjete sociale Svetlana Timofeeva është një blogere e cila numëron mjaft ndjekës dhe herë pas herë ndan me ta disa nga ‘aventurat’ e saj.  Pasioni i 33-vjeçares për të eksploruar duket edhe në vizitën e saj në muzeun BunkArt ku rusja ka shpërndarë disa foto në rrjetet e saj sociale. Vizita në bazat ushtarake nuk kanë qenë prezentë në vendin tonë, por edhe në Rusi si dhe në vende të tjera të botës.

“Eksplorimi i këtyre bazave mund të jetë i rrezikshëm, sepse ka roje sigurie në territorin e bazës ajrore, por sapo të hyni brenda në bunker do të jeni të sigurt”, shkroi ajo.

Timofeeva u vu në pranga së bashku me një tjetër rus dhe ukrainas, menjëherë passulmit ndaj dy ushtarëvenë ish-Uzinën e Armëve në Gramsh, pasi donin të futeshin brenda ndërsa nuk lejohet. Veta ata thonë se janë blogerë e fotografë dhe mohojnë akuzat për aktivitet spiunazhi.

Si ndodhi ngjarja e Gramshit: 

Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashke me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë më 20 gusht. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre janë arrestuar nga policia, ndërsa ka dyshime se janë agjentë të shërbimit sekret rus.

Uzina e Gramshit, e ndërtuar në vitin 1962, ka prodhuar në të kaluarën armë, fillimisht pushkë të tipir “Simonov”, kalibër 7.62 mm, dhe më pas kallashnikovë. Më pas ajo është përdorur për të ofruar shërbime prodhuese për industrinë e mbrojtjes me makineritë e saj të precizionit të lartë apo dhe riparime. Ndërsa deri në një vit më parë është përdorur për demontimin e armëve të tepërta.

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik