Petkoviq: Kurti e Sveçla duan konflikt

Petkoviq: Kurti e Sveçla duan konflikt

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, pasi ky i fundit tha se Kosova është e gatshme ta zbatojë vendimin për targat që nga 1 shtatori. Petkoviq përmes një cicërime në Twitter tha se kryeministri i Kosovës, Albin […]

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, pasi ky i fundit tha se Kosova është e gatshme ta zbatojë vendimin për targat që nga 1 shtatori.

Petkoviq përmes një cicërime në Twitter tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla po duan konflikte.

Sipas tij, Kurti e Sveçla nuk janë të interesuar për marrëveshje.

“Sot@albinkurtidhe@XSvecla treguan se duan konflikte! Ata absolutisht nuk janë të interesuar për marrëveshje. Serbët në Kosovë nuk do të jenë kurrë të huaj dhe as tabelat KM nuk janë të paligjshme. Veprimet e Kurtit dhe Svećlja-s janë të paligjshme dhe populli serb nuk do t’i lejojë ato. Shantazhi kriminal nga Prishtina nuk do të kalojë”, shkroi Petkoviq.

Ndryshe, nga 1 shtatori, Kosova pritet të fillojë zbatimin e vendimit për reciprocitet me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet. Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla thotë se Policia e Kosovës është e gatshme të zbatojë vendimin.

Ai beson se qytetarët serb në veri e kanë kuptuar nevojën e zbatimit të këtij vendimi i cili është me përfitime për ata.

Данас су @albinkurti и @XSvecla показали да желе сукобе! Договори их апсолутно не занимају. Срби на KиМ никада неће бити странци, нити су KМ таблице нелегалне.
Нелегални су потези Kуртија и Свећље, које им српски народ неће допустити.

Kриминалне уцене из Приштине неће проћи! https://t.co/AkOO1qQmEW

— Петар Петковић (@PetkovicPetar) August 26, 2022

Të ngjashme
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit