Në 7-mujorin e fundit, 400 infermierë janë larguar nga Kosova

Në 7-mujorin e fundit, 400 infermierë janë larguar nga Kosova

Enlirat Duraku nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së ka thënë se është shqetësues fakti që institucionet e marrin me shumë qetësi ikjen e profesionistëve shëndetësorë nga Kosova. Ka thënë se vetëm në 7-mujorin e fundit, 400 infermierë janë larguar nga Kosova. Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se që nga paslufta infermierët janë […]

Ka thënë se vetëm në 7-mujorin e fundit, 400 infermierë janë larguar nga Kosova.

Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se që nga paslufta infermierët janë të përjashtuar nga çdo vendimmarrje.

Duraku ka thënë se qytetarët janë të kënaqur me punën dhe performancën e infermierëve në baza ditore.

“Ajo që na shqetëson neve është injorimi total nga institucionet tona. Vazhdimisht kemi deponuar kërkesat tona legjitime në të gjitha institucionet e Kosovës. Vetëm në 7-mujorin e fundit, 400 infermierë e kanë lënë vendin. Këtu nuk hyjnë edhe infermierët që e kanë lëshuar përmes kanaleve tjera”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në tërësi janë 8 mijë infermierë të punësuar në gjithë Kosovën.

Duraku ka thënë se është shtuar interesimi i studentëve në infermieri, porse sipas tij, ky interesim lidhet me marrjen e vizave për në vendet e Evropës.

Sipas tij, arsyet kryesore janë ato ekonomike. Thotë se ka infermierë që janë detyruar të marrin një punë të dytë vetëm për t’i përmbushur nevojat e tyre.

“Që nga viti 2018 në vazhdimësi kemi përsëritur kërkesat e njëjta duke filluar nga një pagë dinjitoze. Kërkesat tona nuk janë marrë për bazë asnjëherë. Ne kemi pasur shpresa të mëdha te ministri aktual. Mirëpo ne jemi të zhgënjyer me të. Vetëm një takim kemi pasur me ministrin Rifat Latifi. Ai është treguar i sinqertë dhe na ka thënë që nuk mund të na ndihmojë asgjë”, ka thënë ai.

t Duraku ka thënë se komisionet disiplinore vlojnë nga infermierët për shkak të penalizimeve nga ana e menaxherëve.

Ai ka thënë se një infermier paguhet vetëm 18 euro për një ndërrim nate, ndërkaq komunitetet tjera 1000 për qind ma shumë.

Sipas tij, Kosova po e merr epitetin e eksportuesit të infermierëve.

Ai ka thënë se vetëm në QKUK duhen 500 infermierë për të mbushur boshllëkun.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja