MF pas kërkesës së emrave të grevistëve: Ishte keqkuptim, i kërkuam veç ata të ministrisë tonë

MF pas kërkesës së emrave të grevistëve: Ishte keqkuptim, i kërkuam veç ata të ministrisë tonë

Ministrisë së Financave iu janë dashur më shumë se 24 orë për të dalë me një sqarim lidhur me kërkesën e djeshme që u bë nga ana e zv/sekretarit, Enis Spahiu. Ai kërkoi nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) që t’iu sigurohej lista e zyrtarëve të cilët po marrin pjesë në grevë, […]

Sipas kësaj ministrie nuk janë kërkuar emrat e të gjithë shërbyeseve civilë.

Muharrem Shahini, zëdhënësi i Ministrisë së Financave tha se kërkesa ka qenë vetëm për punonjësit e Ministrisë së Financave.

Ndërkohë konfirmoi se asnjë zyrtarë i MFPT-së nuk ndodhet në grevë.

“Këtu besoj që është krijuar një keqkuptim, pasi kërkesa për listën ka qenë e drejtuar vetëm për zyrtarët e MFPT-së. Nga burimet e brendshme kemi marri informata se nuk ka zyrtarë që janë në grevë në Ministrinë tonë (edhe pse nuk është penguar askush nga kjo e drejtë). Për institucionet tjera, mund t’i drejtoheni atyre”, ka deklaruar ai për Insajderin.

Të enjten, përmes një emali të drejtuar Ali Sefajt, anëtarit të këshillit Grevist dhe Përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror, ministria ka kërkuar që të kenë një listë të personave që janë në grevë në mënyrë që të merren masa ndëshkuese ndaj tyre.

Kështu ka konfirmuar  zv.sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu.

“Po është kërkesë ligjore është neni 18 i Ligjit për Greva, paragrafi 1, i cila kërkon që persona që janë në grevë tu pezullohen paga dhe përgjegjësia nga puna. Neni 18 i Ligjit për Greva kërkon pezullimin e kontratës së punë dhe të mos këtë përgjegjësi me punu po ashtu edhe të mos paguhet, vetëm për këtë arsyeje e kemi dërguar emalin”, tha Spahiu.

Tutje, zv.sekretari tregoi se ministria nuk ka qenë e njoftuar për grevë më herët dhe se sot ishin njoftuar.

“Sot e kemi marrë njoftimin për grevë nuk kemi pas më herët njoftim. I kemi shkruar sindikatave dhe i kemi garantuar që nuk e pengojmë grevën vetëm proceduralisht na duhet me ditë kush është në grevë, prej kujt mundemi të kërkojmë punë dhe prej kujt jo. Ne kemi pranuar sot email prej Ali Sefaj dhe ati i kemi kthyer emailin duke i treguar se administrativisht duhet zhvilluar disa procedura pa e penguar procesin e grevës”, tha Spahiu.

Një ditë pas greva e shërbyeseve civilë është duke vazhduar. Grevistët kërkuan nga Qeveria Kurti që të distancohet nga kërkesa e zv.sekretarit të Ministrisë së Financave, Enis Spahiut, që pastaj të ulen e të bisedojnë për gjetjen e një zgjidhje.

Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtarë nga ana e Qeverisë Kurti për situatën e krijuar.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot