‘Mbështetja Perëndimore për Ukrainën do të vazhdojë pavarësisht dimrit të vështirë’

Një diplomat i lartë i Shteteve të Bashkuara ka thënë se pavarësisht vështirësive që priten në muajt në vijim- duke filluar nga kriza në çmimet e jetesës deri tek mungesat gjatë dimrit të ashpër evropian- pikëpamja e tyre është që aleanca Perëndimore do të mbetet e bashkuar në mbështetje të Ukrainës. Duke folur për CNN […]
Duke folur për CNN nga selia e NATO-s në Bruksel, Julianne Smith, ambsadorja e ShBA-së në NATO, tha se ajo mbetet optimiste që Perëndimi do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në mënyrë të njejtë që kur filloi lufta.
“Kjo dëshmon fuqinë e aleancës. Kjo mund të shpie në disa vështirësi, debate dhe diskutime, por bazuar në përvojën tonë, unë e di se do t’ia dalim mbanë”, tha ajo, duke shtuar se kjo “nuk do të shpie drejt ndarjes”.
Në komentet e saj, të cilat erdhën gjatë javës që shënoi gjashtë muaj që kur Putin urdhëroi trupat e tij të pushtonin Ukrainën me 24 shkurt, Smith gjithashtu mohoi pretendimet e Rusisë se ShBA dhe NATO janë të përfshira direkt në konflikt.
Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë dërguar armë dhe informata të inteligjencës drejt Ukrainës, kurse në fillim të gushtit, Rusia akuzoi Washingtonin për përfshirje direkte në konflikt. /Periskopi/












