Lajçak: Jemi këtu me Escobarin sepse jemi të shqetësuar me atë që pamë më 31 korrik, s’duam të përsëritet

Lajçak: Jemi këtu me Escobarin sepse jemi të shqetësuar me atë që pamë më 31 korrik, s’duam të përsëritet

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur për mediat kosovare pas takimeve të sotme, fillimisht me presidenten Vjosa Osmani dhe më pas edhe me kryeministrin Albin Kurti. Lajcak ka thënë se përmes vizitës në Kosovë bashkë me emisarin amerikan Gabriel Escobar kanë dashur të dërgojnë mesazhin se ka unitet mes Brukselit […]

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur për mediat kosovare pas takimeve të sotme, fillimisht me presidenten Vjosa Osmani dhe më pas edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Lajcak ka thënë se përmes vizitës në Kosovë bashkë me emisarin amerikan Gabriel Escobar kanë dashur të dërgojnë mesazhin se ka unitet mes Brukselit dhe Washingtonit dhe se komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar me atë që ndodhi më 31 korrik të këtij viti.

Ai ka thënë se pritet që bashkë me liderët e Kosovës dhe Serbisë të mos lejojnë të përsëritet në prag të muajit shtator ajo që ndodhi në muajin korrik në veri.

“Mesazhi më i rëndësishëm është se jemi këtu me Gabriel Escobarin pikë së pari për të treguar se uniteti midis BE-së dhe SHBA-së është i plotë dhe nuk mund të jetë më i mirë. Ne po punojmë së bashku sa i përket normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe së dyti, komuniteti ndërkombëtar është shumë i shqetësuar lidhur me atë që pamë në terren më 31 korrik. Dhe pritet nga ne së bashku, ne si negociatorë dhe nga liderët e Kosovës dhe Serbisë që të mos lejojmë që kjo të përsëritet më 31 gusht dhe prandaj jemi këtu”, ka deklaruar Lajcak pas takimeve.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot